E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ishte ora 2 pas mesnate, kur Jeremy Lynch, një 18-vjecar nga Florida shkruajti në profilin e tij në rrjetin social qëllimin për të vrarë veten, duke u vetëvarur. Demi e pikasi këtë mesazh, duke ndërhyrë menjëherë
Demi Moore shpėton njė jetė















Për herë të dytë brenda një viti, aktorja Demi Moore ka përdorur Twitter për të shpëtuar një të ri nga vetëvrasja.

Ishte ora 2 pas mesnate, kur Jeremy Lynch, një 18-vjecar nga Florida shkruajti në profilin e tij në rrjetin social qëllimin për të vrarë veten, duke u vetëvarur. Demi e pikasi këtë mesazh, duke ndërhyrë menjëherë.

"R U rlly asking 4 help?" (Po kërkon vërtet ndihmë?) i është drejtuar djalit, i cili i ka dhënë përgjigje menjëherë: "E kam bërë shumë rrëmujë jetën time, ndaj do të var veten në pemën e oborrit të shtëpisë sime.Nuk kam më motiv për të jetuar. Do të transmetoj direkt në web skenën e vetëvrasjes sime".

Në këtë moment Demi kuptoi se nuk bëhej fjalë për shaka, ndaj lidhi menjëherë kontaktin me sherifin e zonës, i cili ndërhyri duke shpëtuar adoleshentin.

Nuk është hera e parë që aktorja përfundon në gazeta falë Twitter-it. Në muajin prill të vitit 2009, Demi shpëtoi edhe një grua tjetër, e cila kishte shkruar në profilin e saj qëllimin për t'u vetëvrarë./top-chanel/

Publikuar: 20.03.2010 | 03:40
Lexuar: 477 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime