E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ditë më parë, rreth orës 12.30, Romeo Leka, i armatosur ka vjedhur me armë filialin e bankës Raiffeisen, që ndodhet në ambientet e brendshme të hotel “Rogner”. Menjëherë në vendin e ngjarjes u afruan patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2 të Policisë së Tiranës, të cilët bënë të mundur një kufizim të shpejtë të zonës.
Pengmarrėsi nė Tiranė









Hetimet për pengmarrësin Romeo Leka kanë nxjerrë fakte të reja në dritë, ku ka rezultuar se ai ka qenë i dyshuar në Shqipëri edhe për grabitje makinash me armë. Me prezencën e një avokati të caktuar nga shteti, ai ka pranuar edhe dy grabitjet e ndodhura një natë para pengmarrjes së studentes së juridikut dhe grabitjes së një banke brenda ambienteve të hotel “Rogner”. Sipas policisë, për një periudhë të gjatë kohe ka qëndruar në një banesë private me qira në Shkozë. Burimet nga grupi hetimor thanë se në vitin 2008, pikërisht në muajt e fundit, Romeo Leka është shoqëruar në polici. Bëhet fjalë për një hetim që kishte lidhje me grabitjen e makinave me armë. Gjatë deklaratës së tij, që tashmë ndodhet në dosjet e policisë, ai është shprehur se nuk kishte kryer krime në Shqipëri, por që në SHBA ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale. Madje, gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ai banonte në një shtëpi private, brenda së cilës kishte marrë me qira një dhomë, pasi të afërmit nuk e pranonin dhe gjithë familjen e kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë kohë, policia ka ushtruar kontroll edhe në dhomën e tij, që ndodhet në Shkozë, për të cilën paguante 10 mijë lekë në muaj. Veç kësaj, policia ka deklaruar se ai ishte shoqëruar në atë kohë në ambientet e Komisariatit Nr. 6, që mbulon zonën e Kombinatit.

Ndërkaq, ditën e djeshme kanë vijuar seancat e pyetjeve për pengmarrësin Romeo Leka, i cili dyshohet edhe për ngjarje të tjera të rënda, të ndodhura në kryeqytet. Sipas policisë, ai ka rrëfyer edhe tentativën e grabitjes së një banke në rrugën “Ali Demi” tri net më parë. Ai ka shpjeguar se kishte shkuar në bankë dhe ishte munduar të hiqej si amerikan. Gjatë tentativës së grabitjes, me qëllim që mos ta njohin nga dialekti, ai ka folur anglisht, duke kërcënuar punonjësit e bankës, por që nuk ka arritur të marrë asgjë. Sapo është larguar nga ai vend, 25-vjeçari ka marrë një taksist peng, që e ka detyruar ta çojë deri tek Unaza e Re. Pas mbërritjes ka tentuar të vjedhë edhe paratë e taksistit, por duke qenë i çorientuar është larguar me shpejtësi. Të dyja këto ngjarje janë regjistruar në polici, që janë pranuar prej tij, por që po punohet edhe për ngjarje të tjera, për të cilat dyshohet ky person. Sipas policisë, bëhet fjalë për disa grabitje që i përshtaten profilit të tij, por që po bëhen verifikimet për kohën që ai ka qenë në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, grupi hetimor e ka marrë në pyetje Lekën edhe për krimet e kryera në SHBA, pa lënë mënjanë edhe rastin e Greqisë, ku ai akuzohet për vrasjen e një emigranti shqiptar dhe plagosjen e një tjetri, që tashmë është gjallë dhe është dëshmitari i vetëm okular. Policia shqiptare, duke bashkëpunuar me kolegët grekë, ka kërkuar informacion më të detajuar në lidhje me këtë problem dhe pritet që të sillen të dhëna shtesë, me qëllim dokumentimin e veprave penale të ushtruara prej tij.

Ditë më parë, rreth orës 12.30, Romeo Leka, i armatosur ka vjedhur me armë filialin e bankës Raiffeisen, që ndodhet në ambientet e brendshme të hotel “Rogner”. Menjëherë në vendin e ngjarjes u afruan patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2 të Policisë së Tiranës, të cilët bënë të mundur një kufizim të shpejtë të zonës. Patrullat e përgjithshme të policisë konstatuan se ai po largohej me shpejtësi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe bënë një kufizim më të ngushtë të zonës dhe pikërisht në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë, përballë me Librin Universitar, ku mundën që të ndalin Lekën. Në këto kushte, ai mori peng një kalimtare të rastit, Lori Hatillarin, e cila është studente e Juridikut. Në vendin e ngjarjes u afruan me shpejtësi edhe forca të tjera të Policisë së Tiranës dhe të repartit RENEA. Pas rreth 90 minutash u bë i mundur arrestimi i tij me ndërhyrjen e forcave speciale RENEA, duke mos u shkaktuar asnjë dëm në njerëz.

Publikuar: 21.03.2010 | 17:50
Lexuar: 699 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime