E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Universiteti i Tiranës organizoi dje konferencën shkencore "Procesi i Bolonjës një realitet me shumë sfida për t'u zgjidhur". Një takim, ku ishin pjesëmarrës dekanë, shefa departamentesh e shumë pedagogë të universiteti të Tiranës.
Universitetet, shumica e pedagogėve pa doktoraturė









Dekanë dhe pedagogë analizuan në një konference shkencore, arritjet dhe problemet e procesit të Bolonjës

Rektori Kule: Duhet hartuar ligji për financimin e universiteteve. Ai do t'i japë një tjetër rol autonomisë sonë

Universiteti i Tiranës organizoi dje konferencën shkencore "Procesi i Bolonjës një realitet me shumë sfida për t'u zgjidhur". Një takim, ku ishin pjesëmarrës dekanë, shefa departamentesh e shumë pedagogë të universiteti të Tiranës.

Konferenca e djeshme kishte formën e një prezantimi të arritjeve të procesit të Bolonjës, si dhe pasqyrimin e sfidave, me të cilat do të përballet ky proces në të ardhmen. Por, në kumtesat e pedagogëve jo më pak vend zunë problemet e hasura gjatë këtyre viteve dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.

Problemi më i rëndësishëm, me të cilin përballet sistemi universitar në vend është mungesa e pedagogëve, pasi aktualisht vetëm një e treta e stafit akademik ka gradën doktor ose titullin "Profesor i Asociuar" dhe "Profesor". Në fakt, të gjithë referuesit e djeshëm kanë vënë theksin në zgjerimin e stafit të tyre. Një kërkesë, të cilën e ka mbështetur edhe vetë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Gjatë fjalë së tij në këtë konferencë, ministri u shpreh se krijimi i profesoratit të ri në Shqipëri është një nga detyrat kryesore të tij. "Sot universitetet kanë më shumë autonomi financiare, kanë autonomi të plotë në përzgjedhjen e personelit akademik dhe në përzgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe kolegjiale", tha Tafaj. Sipas tij, arsimi i lartë shqiptar sot është gati plotësisht i liberalizuar, pasi është rritur mjaft oferta akademike, numri i masterave të nivelit të parë dhe të dytë, si dhe doktoratave.

Lidhur me këtë çështje, Tafaj i ka propozuar Universitetit të Tiranës që brezi i ri i doktorantëve që futet në Universitetin e Tiranës të angazhohet në mësimdhënie dhe në projektet e kërkimit shkencor. Ndërsa vetë universiteti në jurinë e doktorantëve duhet të përfshijë edhe një anëtar profesor të një universiteti të huaj.

Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Dr. Dhori Kule, gjatë fjalës së tij vlerësoi se nevojiten më shumë përpjekje për harmonizimin e arsimit të lartë në vend, me ato që përcaktohen në Kartën e Bolonjës.

"Kjo konferencë është një hap me rëndësi për të mundësuar zhvillimin e procesit të Bolonjës në universitetet tona", - tha rektori Kule. Ai e vuri theksin në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në organizimin e studimeve universitare, por gjithmonë duke këmbëngulur në nevojën urgjente për ligjin për financimin e universiteteve.

"Besoj se brenda vitit ministria do të ketë përfunduar hartimin e ligjit për financimin e universiteteve, që do t'i japë një tjetër rol autonomisë sonë", - theksoi prof. dr. Dhori Kule. Në fund, Ministri Tafaj tha se do të vazhdojë të mbështesë nga Fondi i Ekselencës studentët më të mirë të doktoratës, në mënyrë që ata të realizojnë studimet e tyre jashtë vendit.

Gjatë kësaj konference u shkëmbyen përvojat, mendimet dhe pikëpamjet kryesisht për reformën në arsimin e lartë dhe në kurrikula. Përveç aspekteve të strukturës, vëmendje do t'i kushtohet edhe çështjes së përmbajtjes dhe kualifikimeve që fitojnë të diplomuarit pas çdo cikli studimi.

Ekonomiku, lëndë të reja në programin mësimor

Gjatë konferencës së djeshme, një nga kumtesat më të rëndësishme ishte ajo e fakultetit të Ekonomikut, e mbajtur nga Prof. Dr. Fatmir Mema. Sipas tij, sfida më e madhe e këtij fakultetit është ndryshimi i kurrikulave në mënyrë që arsimi t'i përgjigjet nevojave të tregut. Kështu, Mema propozoi shtimin e disa lëndëve mësimore në programin e Ekonomikut. Veç lëndëve që aktualisht përmban programi universitar do të shtohen edhe lëndë të tjera formuese, si komunikimi në biznes, shkrimi akademik, sigurimet etj.

Po kështu, sipas tij, jo më pak rëndësi do t'i kushtohet edhe programit të masterave, pasi një nga qëllimet që synon të arrijë fakulteti i Ekonomikut është edhe rritja e specialiteteve në programin e masterave. E thënë ndryshe, ky fakultet do të rrisë numrin profileve të specializimeve. Por, për të bërë të mundur një gjë të tillë duhen rishikuar edhe një herë kurrikulat e studimit në të tri nivelet e arsimit të lartë. /Shekulli/

Publikuar: 21.03.2010 | 18:28
Lexuar: 810 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime