E mërkurë, 27.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pluhur. Bori makinash të mercedësve të viteve të ndryshëm dhe të të gjitha tipave. Ky është imazhi i parë që më mbeti në mendje nga Shqipëria, sapo kalova kontrollin e pasaportave në portin e Durrësit. Në fakt vendi i shqiponjave nis e shijohet më parë se sa të zbresësh në port. Isha i vetmi italian në anijne e Barit që nisesha për në Durrës.
Rrėfim i shkurtėr mbi udhėtimin nė Shqipėri





Shkruar nga Pietro Tarozzi







Klimën shqiptare e ndjen nga fytyrat e shumta që presin tragetin në Bari, familje ose persona të veçuar që të kalojnë para syve me valixhe të rënda. Edhe shprehja pyetëse e arkëtares që na jep biletën për ta kaluar Adriatikun duket se na kujton se jemi italianë. Kati më i lartë i terminalit të portit është bosh në krahasim me ata ku shkojnë shqiptarët.

Atje presin pushuesit që duan të nisen për në Dubrovnik. Janë gjithmonë persona që shkojnë me pushime, por fytyrat nuk janë si të atyre që kthehen në shtëpi. Edhe ne nuk kthehemi në shpi. Por në një farë mënyre është njëlloj si të ktheheshim; pasi kemi zbuluar me kënaqësi një vend dhe një popull që në histori shpesh është ndërthurur me vendin tonë. Janë lidhje që zënë fill që me Romën antike e arrijnë deri vonë. Në fund të fundit, një vend konturet e të cilit mund të shihen nga brigjet e Pulias në ditët më të kthjellëta, nuk mund të ishte për ne një vend krejtësisht i panjohur. Po hipim në bord. Trageti niset me ndonjë orë vonesë (pret derisa të mbushet plot me autobus dhe kamion).

Gjuha në disa situata të ndihmon dhe të gjithë në këtë traget e njihnin gjuhën italiane. Një kosovar na bën moral mbi Kanunin dhe tregime me ushtarët amerikanë. Ai kthehej në vendin e tij dhe kushedi mbase këtë vit i japin një pasaportë të shtetit të ri, në vend të asaj të Kombeve të Bashkuara që mban me vete. Përshkojmë Adriatikun në kohë relativisht të shpejtë, nata kalon pa u vënë re edhe pse pa gjumë dhe shumë shpejt jemi të detyruar të përballojmë masën e njerëzve për të kaluar në doganë. Edhe këtu jemi të huajt e pakët, përveç një grupi me murgesha. Sigurisht duhet të jemi grupi me kureshtarë.

Radha e njerëzve ngadalë përfundon dhe ne i afrohemi policëve të doganës. "Kolegët" tanë në radhë kanë kureshtje për pasaportat tona. Një zotëri me flokë gri dhe me dy vajza adoleshente na pyesin gjithë interes. "Jeni italian, po çfarë doni këtu në Shqipëri"?, "Jemi me pushime", përgjigjemi ne. Ndërsa ai na i kthen me një gjest jo fort të zakontë. "Jeni të çmendur"! Ndoshta e kish fjalën për radhën e gjatë ku ishim futur, por nuk është çudi që të mendonte vërtetë se ishim të çmendur. Më pas korrigjoi pak sjelljen e tij me një prej nesh. "Në fund të fundit, është vend i qetë këtu". Por s'ishte e thënë të mbaronte. "Jo! Jo! Nuk është vend i qetë këtu", ndërhyri një person ngjitur me burrin që kishte flokët gri. Në fund gjithçka u mbyll me një të qeshur të madhe dhe hyrjen në Tokën shqiptare.

Për të qenë të sinqertë për shtypja që të bën ky vend është e fortë. E kupton menjëherë se ke hyrë në një vend që është në transformim të plotë. Gjithkund ka lëvizje. Ajo që të godet dhe të çorienton në shikim të parë është ngjashmëria me një kantier ku punohet vazhdimisht, nga qytetet e deri në fshatrat që të zënë sytë rastësisht. Vetëm malet që shohim së largu duket se nuk janë të përfshira në këtë lëvizje. Autobusi na lë në Tiranë, ku Alfredi na ndihmon të gjejmë një hostel. Një dush dhe pak pushim e meritojmë pas një dite që na ka ikur e gjitha në udhëtim. "Backpaker Hostel" është një vilëz e vogël në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg ambasadës iraniane.

E gjetëm me anë të internetit dhe pamja e tij në foto na bëri për vete. Në fakt dhe kur e pamë nga afër nuk po na dukej keq. Madje më duket se ishte hosteli më i bukur që kishim vizituar ndonjëherë. Për të hyrë duhet të tërhiqje një derë hekuri të lidhur me një sërë zilesh. Në hostel na bënë përshtypje më shumë disa shkrime në tualet shumica në anglisht. "Ju lutem bëni kujdes me ujin", "S'ka ujë për një ditë", "Ka një krizë të madhe uji dhe dritash në Shqipëri për momentin, mos u mërzisni". Vetëm pasi lexuam me vëmendje letrat me shkrimet në tualet e kuptuam prezencën e shumë bidonëve pesë litrash në oborrin e hostelit. Fakti është se ujin e kishim pak problem në qëndrimin tonë në Tiranë.

Që hapat e para në Tiranë e kupton se ke ardhur në një vend të "vogël". Godina e televizionit, ambasada të ndryshme, piramida e Enverit, gjithçka në pak metra katror. Ministri këtu, ministri pak më tej, secila me rojet e saja të posaçme të sigurisë dhe me uniforma paksa të zhubrosura. Qendra është e vogël dhe imazhi i ri që i ka dhënë kryebashkiaku Rama e ka bërë qytetin sigurisht më tipik dhe më të pëlqyeshëm. Tirana të tregon menjëherë karakterin e saj të qetë, që shqetësohet vetëm nga trafiku dhe nga stili se si u japin makinave banorët e saj. Daljet e sheshit "Skënderbej" të çojnë në portat e Pallatit të Kongreseve që është ndërtuar gjatë kohës së Enver Hoxhës.

Nga Tirana të lënë mbresa ngjyrat, malet e mëdhenj që e rrethojnë dhe smogu i makinave që ndjen se të zë frymën pak nga pak. Duket se sporti i pëlqyer në mbrëmjet tiranase është i të rrotulluarit rreth Bllokut, një lagje mondane, me makinë. Makina që shkëlqejnë dhe me cilindra të mëdhenj. Ndonjëherë mund të ndodh që të shohësh një person me makinë të të kalojë 10 herë para fytyrës nëse je ulur në ndonjë lokal të Bllokut për të shijuar një birrë. Në mos 10 të paktën tre rrotullime i ke të garantuara. Lagja në fjalë dikur ka qenë seli e qetë e Byrosë Politike të Shqipërisë me vila luksoze dhe rrugët e gjelbëruara. Sot, ndryshe nga më parë, frekuentohet nga të gjithë. Megjithatë më duket se është një teatër i makinave të shtrenjta në gjah për vajzat më joshëse. Lokalet në këtë zonë nuk kanë asnjë ndryshim nga ato që mund të vizitosh në Milano ose Lion. Madje dhe çmimet më duken njëlloj.

Autobusët që qarkullojnë në linjat urbane në Tiranë janë të njëjtët që ndonjë vit më parë bënin xhiro në qytetet tona në Itali. Madje disa prej tyre kanë akoma targat italiane Fi....Pd32... etj. Edhe për motorët e policisë është e njëjta gjë. Motor "Guzzi" të disa viteve më parë. Gjithçka si në një familje, ku vëllai më i madh ja lë rrobat, të cilat nuk i bëjnë, vëllait më të vogël.

Cigaret shiten në rrugë nga fëmijët e vegjël; dyqane cigaresh të vërteta nuk kam parë shumë. Paketat janë të të gjitha markave, me apo pa pullën shtetërore, paradoksi është se ato pa pullë (domethënë kontrabandë), janë më të shtrenjta. Këtu na shpjegojnë se janë cigaret e huaja, me duhan më të mirë. Nuk di të gjykojë, pi vetëm duhan, por ky fakt më huton. Sheshi "Skënderbej" duket si perandoria e telefonisë celulare në qiell të hapur. Çdo "tregtar" ka mallin e tij që varijon që nga celularët, deri tek kartat telefonike.

Ndonjë e moshuar shet pije të ftohta që i nxjerr nga frigoriferi i kampingut. Sheshi para Muzeut Kombëtar është kthyer në park lojërash për fëmijët që përdorin makinat elektrike. Kur isha i vogël ëndërroja të kisha një të tillë afër shtëpisë. Për më të guximshmit, oferta është një traktor i vogël me benzinë, nga ato të "Baywatch". Këtu është shumë ndryshe nga shtëpia. Ndonjëherë duket sikur koha, e reja, e vjetra, e ndryshme, të gjitha ndërthuren. Fytyrat, mënyrat e jetesës, mbijetesa e përditshme që ngjason me vitet '50 me "Hummer" dhe "Suv" janë po kaq aktuale sa dhe të shpifura. Me Tiranën dhe me Shqipërinë në përgjithësi, mësohesh shpejt.

Mikpritja që u mungon shumë miqve të mi shqiptarë këtu në Itali, nuk është vetëm me fjalë. Mikpritja perceptohet kudo, në çdo vend dhe në çdo situatë. Është sikur personat duan të tregojnë "mirëseardhjen" spontanisht dhe me saktësinë e atij që është mësuar ta ofrojë. Këtu ndihesh i mirëpritur. Sigurisht, jemi turistë, po nuk është vetëm kjo. Paradoksi është se vijmë nga një vend gjithnjë e më pak jotolerant, kur racizmi shtohet çdo ditë e më shumë. Përshpejtimi është i vazhdueshëm dhe duket se s'do të ndalet; lajmet e kronikës janë të shumta dhe gjërat nuk duken se po rregullohen; gjithçka falë ushqimit të sistemit mediatik që propagandon vetëm frikë dhe ëndrra të patinuara që shkrihen menjëherë.

Në median tonë janë rumunët ata që prej dy apo tre vitesh kanë zëvendësuar me shqiptarët shpërndarës/përdhunues/grabitës vilash në veri; por në kokën e qytetarëve të zakonshëm ka mbetur akoma ajo ide. Televizioni për fat të mirë qëndron larg. Mikpritja ndihet edhe atje edhe pse dikush prej nesh ishte i trembur nga ideja se po vizitonim një vend me një publicitet kaq të keq. Por frika i lë vend habisë; ky pak a shumë ka qenë efekti. Frikët e vërteta që Tirana të ofron kur e viziton, janë dy në thelb.

E para është të kalosh rrugën! Një veprim i thjeshtë, por ndërlikohet nga drejtimi i çmendur i banorëve të saj. I dyti përfaqësohet nga krateret që shpeshherë has në trotuare, të cilat ndërthuren me ndriçimin e pakët. Të përfundosh brenda një prej këtyre gropave mund t'ju kushtojë shtrenjtë, ndonjë këmbë patjetër.

Një tjetër gjë që më bën për shtypje, edhe kushtet e trotuareve e sugjerojnë (sikur të ishin të vetmet), është mungesa totale e shtetit. Në realitet pushteti është i pranishëm dhe i treguar më së miri; ministri, banka, pallate me kangjella të mbyllura; por kjo ndihet pak, ndryshe nga përditshmëria. Ajo që nuk mundon janë pikat ku vihen baste, dhe është e pamundur të ecësh më shumë se treqind metra e të mos hasësh të paktën një; tek e fundit, edhe tek ne mbijnë si kërpudha. Ndoshta ka lidhje me varfërinë e italianëve vitet e fundit. Në rrugët e Tiranës reklama të mëdha njoftojnë me origjinalitet se: "Është momenti yt. Është Vodafone". Tek ne lexojnë "Jeta është tani" dhe as që mund ta imagjinoj si tingëllon në gjermanisht.

E vërteta është se mendoj për vendin tim. Për faktin se edhe tek ne gjërat ndryshojnë me shpejtësi. Shqipëria bëhet gjithnjë e më e ngjashme me Italinë, dhe Italia "shqiptarizohet" me problemet e saj në rritje. Shumë nga personat që takojmë duken të largët; ndonjë prej tyre nuk ëndërron më prej vitesh. Kjo dihet, për një vend që ka jetuar momente të forta krizash të ndjekur nga shembja e piramidave financiare në vitin '97 dhe njëmbëdhjetë vite më vonë nuk duket se sheh shumë elemente të reja në skenarin politik. Sigurisht që vendi "rritet" shumë shpejt me lindjen si pullat e leopardit të ndonjë kompanie të re. Në një farë kuptimi jemi të lidhur me këtë jetë të keqe. Ne të lodhur e të rraskapitur nga një pajisje elektroshtëpiake, shqiptarët të dërrmuar e të dorëzuar gjejnë strehë tek anti-politika. Ndoshta dalëngadalë jemi bërë të gjithë pak më të ftohtë dhe më pak qytetarë.

Sigurisht jetojmë në një epokë në të cilën, distanca që na ndan nga vendimet që merren për kokën tonë, është gjithnjë e më e madhe. Bota jonë është në rënie. E kotë ta fshehim, edhe ata që janë optimistë kur kthejnë sytë drejt së ardhmes nuk shohin ngjyra rozë. Çdo gjë ka historinë e saj dhe çdo histori ka fundin e saj. Për fat të keq, në të njëjtën mënyrë si nuk mund t'i zgjedhim vendet për të vizituar, po kështu nuk mund të zgjedhim as kohën për të jetuar. Ndonjëherë, është mirë ta kthejmë vështrimin pas. Tek ai vend meridional shqiptar që na e ofron këtë mundësi.

Pas një dite tjetër në Titanë, u nisëm për në Shkup, pastaj në Ulqin për të mbërritur në Malin e Zi. Pastaj shkuam drejt Bosnje-Hercegovinës. Por asnjëra prej tyre nuk krahasohet me Shqipërinë.

Tirana Observer

Publikuar: 17.12.2008 | 18:44
Lexuar: 3112 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
xhoni hima (23/05/2011 12:33:26) shqiperia shume e bukur vendi i shqiponjave

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime