E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Obama i përshëndeti kongresmenët për shkak të miratimit të tyre të reformës më të thellë në sistemin shëndetësor nga mesi i viteve të 60-ta të shek të 20-të. Sipas tij, ky nuk ishte votim i lehtë, por ishte i drejtë.
Miratohet reforma historike nė shėndetėsi











SHBA-ja mbetet e aftë për punë të mëdha, deklaroi presidenti amerikan Barak Obama pasi që Dhoma Përfaqësuese e kongresit e aprovoi reformën historike në shëndetësi, e cila garanton siguri shëndetësore për pothuaj të gjithë amerikanët.

Obama theksoi se ky votim është "gur i ri, i vendosur mirë në bazën e dëshirës amerikane".

"Këtë natë ne e tejkaluam ngarkesën e politikës, ndërsa të gjithë ekspertët na pohuan se kjo është e pamundur", shtoi presidenti amerikan.

Obama i përshëndeti kongresmenët për shkak të miratimit të tyre të reformës më të thellë në sistemin shëndetësor nga mesi i viteve të 60-ta të shek të 20-të. Sipas tij, ky nuk ishte votim i lehtë, por ishte i drejtë.

"Kjo nuk është reformë radikale, por është shumë e rëndësishme. Ky ligj nuk do t'i zgjidhë të gjitha problemet në sistemin tonë shëndetësor", pranon ai, duke bindur se "kjo pako e reformave na shpie në drejtim të duhur".

Dhoma e Poshtme e Kongresit amerikan dje me 219 vota "pro" dhe 212 vota "kundër" e miratoi reformën shëndetësore, e cila ishte prioritet numër një i brendshëm politik për Obamën.

Publikuar: 22.03.2010 | 15:08
Lexuar: 374 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime