VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja, sipas të gjitha gjasave nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare në të cilën para deputetëve do të mbaj fjalimin vjetor presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski.
Jozyrtarisht, burime nga VMRO-DPMNE-ja bëjnë të ditur se shkak për mospjesëmarrje është mënyra se si Cërvenkovski është zgjedhur për president. Sipas VMRO-DPMNE-së Cërvenkovski është zgjedhur me mbushje të kutive dhe se nuk është president legjitim dhe se për partinë e Gruevskit ai do të vazhdoj të mbetet vetëm qytetari Cërvenkovski.
"Grupi parlamentar gjatë ditës së nesërme para fillimit të seancës do të ketë një koordinim dhe do të ndërtoj qëndrim rreth kësaj çështje", deklaroi Zoran Petrevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
LSDM-ja opozitare njofton se do të marrë pjesë në seancë dhe kritikon VMRO-DPMNE dhe PDSH-në se nuk po respektojnë rekomandimet e KE-së.
"Ajo do të paraqes edhe një dëshmi së pari për mosrespektim të institucioneve të sistemit dhe e dyta mosrespektimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian. Unë mendoj dhe LSDM-ja konstaton se a janë të vetëdijshme këto dy grupe parlamentare dhe parti politike se veçmë po shkruhet raporti i Komisionit Europian për Republikën e Maqedonisë", tha Cvetanka Ivanova, kryetare e Grupit parlamentar të LSDM-së.
Edhe për BDI-në dhe PLD-në, veprimi i VMRO dhe PDSH, është në dëm të Maqedonisë.
"Në një moment kur kohabitacioni mes institucioneve para së gjithash mes presidentit dhe qeverisë janë disa nga vërejtjet kryesore TË CILAT DREJTOHEN NË ADRESË TË Republikës së Maqedonisë ne duam të dëshmojmë se si parti politike me përgjegjësi sillemi me përgjegjësi dhe e demonstrojmë qasjen tonë të përgjegjshme edhe në praktikë duke marë pjesë edhe ën seancat çfarë është ajo e nesërmja", tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.
"Në rast se njëra nga rekomandimet themelore në raportin të cilin e morëm nga Komisioni Europian, por edhe mbarë bashkësia ndërkombëtare na thekson se kemi mungesë të dialogut politik, vlerësoj se me prezencën në këtë seancë do të dërgojmë një sinjal të mirë se ekziston një respektim I ndërsjellë mes institucioneve të sistemit", tha Roza Topuzova Kareska, deputete e PLD-së.
Ndryshe gjatë seancës së nesërme presidenti i shtetit do të mbaj fjalimin e tij vjetor para deputetëve. Në seancë pritet të marrin pjesë edhe kori diplomatik i instaluar në vendin tonë.
Bedri Rexhallari