Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 12 mars e solli Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifë doganore me të cilat ndër të tjerash, u barazuan në pesë për qind të dhënat doganore për automjetet e reja dhe të përdorura. Ligji hyri në fuqi menjëherë pas shpalljes së tij në Gazetën zyrtare më 13 mars prej kur dhe filloi doganimi.
Në Drejtorinë doganore të Republikës së Maqedonisë në dhjetë ditët e para nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të Ligjit për tarifë doganore dhe të Ligjit për akcizat për doganimin e automjeteve të reja dhe të përdorura, ka filluar procedurë për doganimin e gjithsej 1.752 e automjeteve të reja dhe të përdorura nga të cilat 1.405 tani më janë doganuar, ndërsa 347 janë në procedurë për doganim.
Në pikën doganore Shkup ka filluar procedurë doganore për 972 automjete, 727 tani më janë doganuar, ndërsa 245 janë në procedurë doganore. Në Gjevgjeli ka filluar procedura doganore për 151 automjete, 131 tani më janë doganuar, ndërsa 20 janë në procedurë për doganim, derisa në Shtip numri i procedurave të filluara doganore është 208, 194 tani më janë doganuar, ndërsa 14 janë në procedurë doganore. Në Kumanovë nga 149 automjete janë doganuar 123, ndërsa 26 janë në procedurë për doganim. Numri i automjeteve të doganuara në pikën doganore në Manastir është 230 nga gjithsej 272 procedura të filluara doganore, ndërsa mbeten edhe 42 automjete për të cilat ka filluar procedura e doganimit.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 12 mars e solli Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifë doganore me të cilat ndër të tjerash, u barazuan në pesë për qind të dhënat doganore për automjetet e reja dhe të përdorura. Ligji hyri në fuqi menjëherë pas shpalljes së tij në Gazetën zyrtare më 13 mars prej kur dhe filloi doganimi.
Paraprakisht, më 10 mars Kuvendi me procedurë të shkurtër i solli edhe ndryshimet e Ligjit për akcizat me të cilat parashihet mënyra e llogaritjes së akcizave të bëhet në bazë të vlerës së automjetit, në vend sipas vëllimit të motorit. Automjetet deri 3.000 euro janë liruar nga akciza, ndërsa mbi këtë vlerë shkalla e akcizës llogaritet varësisht nga vlera e automjetit. Prej 3.000 deri 4.000 euro shkalla është 0,5 për qind, nga 4.000 deri 5.000 euro 1 për qind, .... nga 14.000 deri 16.000 gjashtë për qind.