E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Pushteti Lokal Musa Xhaferi tha se janë paraparë fonde për financimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar dhe zhvillim rural. Ndërsa ambasadorja holandeze Simone Filipini tha se vendi i saj do ta ndihmojë Komunën e Likovës.
Likovė: Si tė fitoni IPA fonde










Ministri i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi ambasadorja e Holandës Simone Filipini dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami, qëndruan në komunë të Likovës për t’i njoftuar autoritetet e komunës se si të shfrytëzojnë Fondet IPA të BE-së të qeverisë holandeze.

Ministri i Pushteti Lokal Musa Xhaferi tha se janë paraparë fonde për financimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar dhe zhvillim rural. Ndërsa ambasadorja holandeze Simone Filipini tha se vendi i saj do ta ndihmojë Komunën e Likovës.

“Biseduam me kryetarin e komunës që eventualisht të mund të ndihmohen organet komunale që të aplikojnë për këto projekte biseduam edhe për nevojën e financimit të ujësjellësit të komunës që përfshin gjithë komunën e Likovës pastaj përgatitjen për të aplikuar për fondet e IPA, bashkpunimin ndërkufitar me Kosovën pastaj investimin në arsim dhe projekte për mbrojtjen e ambientit”, deklaroi Musa Xhaferi – ministër i Pushtetit Lokal.

“Maqedonia si shtet në periudhë para-integruese do të mund të shfrytëzojë para evropiane nga fondet IPA. Bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro për një vit. Në këtë moment dy programe janë hapur për Maqedoninë. Njëri është programi për bashkëpunim ndërkufitar si dhe zhvillim rural. Ka shumë rëndësi që autoritetet komunale të jenë të informuar për shfrytëzimin e këtyre fondeve”, tha Simone Filipini – ambasadore e Holandës në Maqedoni.

Publikuar: 23.03.2010 | 01:27
Lexuar: 759 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime