E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë qëndrimit në Itali, delegacioni i USHT-së vizitoi edhe Vakaricën dhe fshatrat tjerë të arbëreshëve. Në këto vendbanime, mbishkrimet e rrugëve ishin të shkruara edhe në gjuhën shqipe, si rezultat i punës së palodhshme të arbëreshëve, për të gëzuar një status më të mirë qytetar në Itali.
USHT nėnshkroi marrėveshje bashkėpunimi me Universitetin e Kalabrisė















Me ftesë të Magna Karta Obsevatoriumit dhe Konsorciumit Interuniversitar AlmaLaurea, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga përgjegjësi i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, z. Shefik Shehu, prej 18 deri më 20 mars qëndroi për vizitë pune në Kozencë të Kalabrisë.

Delegacioni i USHT-së u prit nga Prorektori i Universitetit të Kalabrisë, një ndër albanologët më eminentë në Itali dhe më gjerë, prof. dr. Francesko Altimari, si dhe nga Menaxheri i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare dhe hulumtim, dr. Gianpiero Barbuto. Pas takimit të punës, profesor Altimari udhëhoqi delegacionin e USHT-së drejt komuniteteve më të mëdha arbëreshe në krahinën e Kalabrisë dhe me këtë rast Rektori, prof. dr. Agron Reka e vizitoi Strigarin, vendlindjen e shkrimtarit të njohur të Rilindjes Kombëtare, Zef Serembe.
USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Kalabrisë

Gjatë qëndrimit në Itali, delegacioni i USHT-së vizitoi edhe Vakaricën dhe fshatrat tjerë të arbëreshëve. Në këto vendbanime, mbishkrimet e rrugëve ishin të shkruara edhe në gjuhën shqipe, si rezultat i punës së palodhshme të arbëreshëve, për të gëzuar një status më të mirë qytetar në Itali.

Në Vakaricë, përfaqësuesit e USHT-së vizituan edhe Qendrën kulturore, të themeluar disa muaj më herët, më pas u pritën nga Ipeshkvi arbëresh në Italinë e jugut, z. Ercole Lupinacci, kryetari i Bashkisë së Vakaricës, z. Aldo Marino, Ministri krahinor i turizmit, kulturës dhe pakicave, z. Damiano Gualiardi, Senatori arbëresh Cesare Marini, historiani arbëresh, z. Domenico Lassiano, si dhe famullitarë dhe qytetarë të tjerë të Vakaricës.

Në takimet e lartpërmendura, Rektori Agron Reka mësoi nga vendasit për jetën dhe problemet me të cilat ballafaqohen arbëreshët, si dhe i njoftoi mbi gjendjen e përgjithshme të vëllezërve të tyre shqiptar në Maqedoni, e mbi të gjitha mbi arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe hapërimet pozitive të Universitetit Shtetëror të Tetovës në këtë drejtim.

Në shenjë respekti, për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në kultivimin dhe ruajtjen e traditës arbëreshe, Rektori prof. dr Agron Reka, këtyre personaliteteve u ndau pllaketa me emblemën e USHT-së.

Pas Vakaricës, delegacioni i USHT-së, së bashku me profesor Altimarin, e vizituan Amendolarën, një tjetër vendbanim arbëresh, në të cilin Rektori Reka mori pjesë në takimin e iniciuar nga Ministria e arsimit Italian, në bashkëpunim me shkollat dhe komunat arbëreshe të Kalabrisë, me temë: ,,Zbatimi i ligjit për gjuhët minoritare në shkolla, 10 vjet pas miratimit të tij”.
Rektori dhe Arbereshet

Në këtë takim, merrnin pjesë 6 nga 12 pakicat e njohura nga ligji Italian, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, vet ministri krahinor i turizmit, kulturës dhe pakicave, si dhe personalitete të tjera të shquara të jetës arbëreshe. Takimin e përshëndeti edhe prof. dr. Agron Reka, dhe njëkohësisht pjesëmarrësve u paraqiti një retrospektivë të shkurtër të historikut të USHT-së, që njëherësh paraqet ngjashmëri të plotë të problematikës që shtjellohej në këtë takim, për aq më tepër për vështirësitë që kornizat ligjore ndihmojnë në kultivimin e mirëfilltë të jetës dhe identitetit kombëtar, i cili e pasuron mozaikun kulturor të secilës shoqëri.

Delegacioni ynë mori pjesë në Konferencën vjetore të organizuar nga Konzorciumi Interuniversitar AlmaLaurea, me temë: “Investimi në kapitalin njerëzor, perspektiva italiane dhe evropiane”.
Në margjina të konferencës, delegacioni i USHT-së, nën përkujdesjen e profesorit Nino Russo, profesor në zë i kimisë, i cili është arbëresh, si dhe shefit të departamentit të kimisë, Giovani Sindona, vizitoi disa laboratorë të departamentit të kimisë, që në fakt është departamenti më prestigjioz në Itali, në fushën e kërkimeve shkencore.

Në përmbyllje të vizitës, Rektori Reka dhe z. Shehu u pritën nga Rektori i Universitetit të Kalabrisë, prof. dr. Giovane Lattore, gjatë së cilit u nënshkrua dhe marrëveshja e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve të larta arsimore, në fushat e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik, si dhe bashkëpunim në sferën e projekteve në fusha të përbashkëta, të karakterit bilateral dhe ndërkombëtar.

Rektori Lattore dhe Rektori Reka shkëmbyen nga një kujtim të institucioneve përkatëse dhe u ndanë duke uruar për një bashkëpunim frytdhënës dhe afatgjatë.
Nënshkrimi i marrëveshjes në Kalabri
Mbishkrime shqip ne Kalabri
Rektori dhe Kryeipeshkvi
Rektori dhe Francesko Altimari para bustit te Zef Serembes
Universiteti i Kalabrise

Publikuar: 23.03.2010 | 03:19
Lexuar: 861 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime