E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendëskryeministri Ademi përmendi edhe zonat e lira ekonomike në të cilat mund të investohet nga ana e kompanive turke.Ndryshe, afaristë nga Turqia disa ditë qëndrojnë në Maqedoni ku shqyrtojnë mundësin e investimeve në sferën e ndërtimtarisë.
Zv/Kryeministri Ademi takohet me afaristė nga Maqedonia dhe Turqia










Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së, Abdilaqim Ademi sot ka marr pjesë në takimin e përbashkët të afaristëve nga Maqedonia, anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe afaristë të Odës Ekonomike MUSAID nga Antalia e Turqisë.

Ai duke iu drejtuar afaristëve të pranishëm theksoi se nevojitet intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik në mes Turqisë dhe Maqedonisë. “Deri më tani janë realizuar dy biznes forume të organizuar nga dy qeveritë dhe takime të shumta në mes afaristëve të të dy vendeve. Ndërsa edhe ky takim i sotëm është një hap përpara në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqjen e biznesmenëve nga Turqia që të investojnë në Maqedoni.
Zv/Kryeministri Ademi takohet me afaristë nga Maqedonia dhe Turqia

Si shembull të mirë këtu para jush do të përmendi kompaninë TAV që ka marr me koncesion Aeroportet e Maqedonisë si dhe disa investime tjera turke”, theksoi Ademi. Ai përmendi se Qeveria e RM-së ka ndërmarr disa masa me qëllim të tërheqjes së investuesve të huaj.

Zëvendëskryeministri Ademi përmendi edhe zonat e lira ekonomike në të cilat mund të investohet nga ana e kompanive turke.Ndryshe, afaristë nga Turqia disa ditë qëndrojnë në Maqedoni ku shqyrtojnë mundësin e investimeve në sferën e ndërtimtarisë.

Publikuar: 23.03.2010 | 03:58
Lexuar: 364 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime