Në manifestimin e panairit, që do të zgjasë deri më datën 28 të këtij muaji, do të prezentohen prodhimet më të reja dhe arritjet në industrinë e drurit.
Panairi i Shkupit prej sot është nikoqir i Edicionit të 36-të të Panairit ndërkombëtar për mobilje, pajisjes për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makina për industri të mobiljeve - MOBILJE 2010.
Arritjet më të reja në disejnin dhe prodhimin e mobiljeve i prezantojnë 150 ekspozues të drejtpërdrejtë, prej të cilëve 145 vendorë dhe pesë të huaj, si dhe 600 ekspozues indirektë. Në sipërfaqen e përgjithshme prej 15.000 metra katrorë në pesë halla, katër anekse dhe në gjithë hapësirën e jashtme ekspozuese janë ekpozuar mobilje për shtëpi dhe enterier, mobilje zyrash, mobilje për kopshte, për kuzhina dhe banjo, mobilje nga bambusi dhe ratani, i fërkuar dhe galanteri për mobilje, tapeta dekoruese për muret e brendshme, stof për mobilje dhe lëk urë për tapicerim të mobiljeve, si dhe makina dhe vegla për industri të mobiljeve.

Numri i ekspozuesve vendorë këtë vit në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 20 për qind. "Numri gjithnjë e më i madh i pjesëmarrësve nga Maqedonia thekson në rritjen e kësaj dege ekonomike në shtet, e cila mund t'u përgjigjet nevojave për kreativitet dhe rregullim të hapësirës, edhe pse potencialet janë shumë më të mëdha", theksoi në hapjen e Panairit, kryetari i Qytetit të Shkupitm, Koce Trajanovski.
Industria globale për mobilje shënon rritje vjetore prej 10 për qind në pesë vitet e kaluara. "Kjo i reflekton potencialet e kësaj dege industriale në përmasa botërore. Shpresoj se profilizimi dhe modernizimi i mëtejshëm i angazhimit të firmave të Maqedonisë dhe konkurrenca e rritur do të mundësojnë zhvillim të mëtejmë të industrisë së mobiljeve nga Maqedonis në pajtim me trendet ndërkombëtare", theksoi Trajanovski, duke vlerësuar se Panairi MOBILJE është ngjarje udhëheqëse në sferën e mobiljeve moderne dhe klasike.

Krahas ekpozuesve vendorë, të cilët janë 80 për qind nga numri i përgjithshëm i ekspozuesve të pranishëm, në Panairin për mobilje janë të pranishme kompani edhe nga Bullgaria, Derbia, Greqia, Italia, Sllovenia, Turqia, Austria, Gjermania, Franca, Spanja, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Norvegjia, Danimarka, SHBA.. Tradiocionalisht, edhe këtë vit në pjesëmarrje grupore në panair kanë kompani nga Turqia, vend-partner i Panairit të mobiljeve. Në sipërfaqe prej 300 metra katrorë janë prezantuar 13 ekspozues turq.
Tradicionalisht në kuadër të Panairit për mobilje do të ndahen shpërblimet për eksponata më të mira.
Krahas karakterit espozues-shitës dhe prezantues Panairi për mobilje njëkohësisht është mundësi për takime dhe forume afariste. Për nesër është paralajmëruar tryezë e rrumbullakët për gjendjet aktuale në industrinë e drurit, ngjarje që organizohet në bashkëpunim me Klasterin për industri të drurit.
Njëkohësisht me organizimin e Edicionit të 3-të të Panairit për mobilje, Panairi i Shkupit sënon jubileun 60-vjeçar. Me këtë rast është paralajmëruar vizitë e përfaqësuesve të Asociacionit evropian të panaireve CEFA dhe Asociacionit ndërkombëtar të panaireve UFI.
Në Panairin e Shkupit në vit prezantohen rreth 3.000 firma nga 30 shtete para rreth 450.000 vizitorëve.