Universiteti i EJL-së nga Tetova është zgjedhur si më i volitshëm në ankandin publik për dhënie me qira afatgjate prej 99 vjetëve të tokës ndërtimore shtetërore në komunën Saraj, që u mbajt javën e kaluar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova do të ndërtojë objekt për arsim sipëror në komunën e Sarajit. Marrëveshje për marrje me qira afatgjate të tokës në të cilën do të ndërtohet objekti do të nënshkruhet sot mes përfaqësuesve të Universitetit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Universiteti i EJL-së nga Tetova është zgjedhur si më i volitshëm në ankandin publik për dhënie me qira afatgjate prej 99 vjetëve të tokës ndërtimore shtetërore në komunën Saraj, që u mbajt javën e kaluar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Në ankandin publik, për tokën me sipërfaqe prej 21.335 metra katrorë është arritur çmim për marrje me qira për një vit në vlerë prej 449.035 denarësh.
Me nënshkrimin e marrëveshjes investitori obligohet se do ta ndërtojë objektin në afat prej tre javëve.