E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sfidat dhe qëndrimet lidhur me ndërrimin e legjislativës zgjedhore në këtë drejtim janë parashtruar në Konferencën nacionale të sotme njëditore shkencore: Prezantim dhe përgjegjësi - lista zjedhore të hapura ose të mbyllura?, në organizim të Institutit kombëtar demokratik (IDK).
Sistemi zgjedhor nuk duhet tė ndryshoj









Partitë politike dhe një pjesë e ekspertëve në Maqedoni konsiderojnë se tani nuk është koha për ndërrim të listave të kandidatëve të mbyllura zgjedhore me lista të hapura, në të cilat votuesit kanë ndikim më të madh për rradhitjen përfundimtare të anëtarëve partiakë.

Sfidat dhe qëndrimet lidhur me ndërrimin e legjislativës zgjedhore në këtë drejtim janë parashtruar në Konferencën nacionale të sotme njëditore shkencore: Prezantim dhe përgjegjësi - lista zjedhore të hapura ose të mbyllura?, në organizim të Institutit kombëtar demokratik (IDK).

Fjalimin kryesor në konferencë e pati Kim Kembel, kryeministrja e 19-të e Kanadasë dhe gruaja e parë kryeministre në këtë vend.

Kembel përmendi se qytetarët do të donin të kenë ndikim më të madh mbi politikat e autoriteteve, por edhe se politikanët duhet të mësojnë dhe t'i zhvillojnë idetë e tyre përmes bisedimeve dhe takimeve me ta.

Në dobi të idesë për vendosje të listave të hapuran zgjedhore IDK prezantoi anketa nga IRI në shtator dhe në dhjetor të vitit të kaluar, sipas të cilave qytetarët do të dëshironin vendosje të listave të hapura zgjedhore. Pothuajse 60 për qind prej mbi 1.000 të anketuarve në dy sondazhet janë prononcuar se do të dakordoheshin me ndryshim të këtillë në sistemit zgjedhor.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike në Maqedoni, të opinionit shkencor, ekspertëve, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave.

Publikuar: 23.03.2010 | 19:43
Lexuar: 625 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime