Afati që qeveria e fitoi është 15 prilli, ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit ndërkombëtar për përgatitje të përgjigjeve, që pyetësorin ta plotësojnë deri më 7 prill.
Qeveria e Kosovës ka afat prej tre javëve të përgjigjet në pyetësorin për marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian, transmetojnë mediat prishtinase dhe theksojnë se pyetësori në mënyrë thelbësore i përmban elementet e procesit të stabilizim-asociimit.
Afati që qeveria e fitoi është 15 prilli, ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit ndërkombëtar për përgatitje të përgjigjeve, që pyetësorin ta plotësojnë deri më 7 prill.
"Përgjigjet duhet të jenë konkrete, profesionale dhe të sakta. Ju bëj thirrje të bashkëpunoni me profesonistët, me shoqërinë civile, me të gjithë njerëzit të cilët janë përgjegjës në këtë fushë, si dhe të bashkëpunoni ngushtë me ekspertët e BE-së dhe të KE-së", u tha Thaçi anëtarëve të Këshillit ndërkombëtar.
Kryeministri i Kosovës theksoi se marrëveshja tregtare është hyrje dhe përgatitja e Kosovës për procesin e stabilizimit dhe shoqërimit.
Në krye të Këshillit ndërkombëtar do të jetë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku.