Takimi kokë-më-kokë me Papandreun që do të mbahet në margjinat e Samitit të BE-së, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, është në kahje të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, dhe është pjesë e përpjekjeve në funksion të procesit i cili po zhvillohet nën patronatin e KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjelltë për emrin.
Gruevski sot në Bruksel takohet me Rompujin, Busekun dhe Fulen, ndërsa nesër me Papandreun
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Bruksel, sot duhet të takohet me kryetarin e Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuj, me kryetarin e Parlamentit Evropian, Jirzhi Busek dhe me eurokomisarin për zgjerim, Shtefan Fule. Shefi i Qeverisë së Maqedonisë nesër do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Partive popullore evropiane, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.
Takimi kokë-më-kokë me Papandreun që do të mbahet në margjinat e Samitit të BE-së, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, është në kahje të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, dhe është pjesë e përpjekjeve në funksion të procesit i cili po zhvillohet nën patronatin e KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjelltë për emrin.
Ky do të jetë takimi i tretë i drejtpërdrejtë i dy kryeministrave. Dy takimet paraprake, më 29 tetor në Bruksel dhe më 27 nëntor në pjesën greke të Prespës, nuk sollën progres në bisedimet.
Për takimin e nesërm në Bruksel, Gruevski paralajmëroi se nuk është mirënjohëse që prej më parë të parashikohet çfarëdo lloj epilogu.
"Bëhet fjalë për problem mjaft të rëndë dhe serioze, afatgjatë. Nëse shohim nga aspekti i identitetit, problemi është shumë më i gjatë se dy dekada, ashtu që do të ishte mirë që të mos parashikohet, të lihet që takimi të përfundojë, e më pas të shohim se si do të zhvillohen punët", tha të dielën kryeministri i Maqedonisë.
Një ditë më parë, në Bërdo afër Kranjit, Gruevski theksoi se Maqedonia është e interesuar për zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, me çka do të zhbllokohet procesi i eurointegrimeve të vendit, por ajo zgjidhje duhet të jetë e pranueshme për të dy popujt.
"Ne jemi shtet i cili ka interes që të gjendet zgjidhja për këtë problem, ndoshta edhe shumë më tepër se Greqia, sepse Greqia është brenda BE-së dhe NATO-s, ndërsa ne nuk jemi. Ne jemi të bllokuar, ashtu që jo vetëm për shkak të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por edhe për shkak të bllokadës, ne do të dëshironim që të gjejmë zgjidhje, ta zhbllokojmë procesin. Kuptohet që ajo zgjidhje nuk duhet të krijojë probleme të reja të mëdha, të cilat mund ta keqësojnë atmosferën e përgjithshme, duhet të pranohet në njëfarë mënyre nga të dy popujt", tha Gruevski pas përfundimit të konferencës rajonale për Ballkanin Perëndimor.
Në prag të takimit të ri Gruevski - Papandreu, nga Athina u deklarua zëvendës shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas. Sipas tij, kontaktet e drejtpëdrejta ndërmjet dy palëve mund ta ndihmojnë procesin që po zhvillohet nën patronatin e KB-së.
"Qeveria greke ka vullnet politik për mbylljen e çështjes. Pozicioni ynë dhe "linja e kuqe nacionale" janë mirëtë njohura. Presim që kryesia politike e IRJM-së ta ndryshojë qasjen e vet, të shfaqet në mënyrë konstruktive në tryezën negociuese n[ë KB dhe nëse ekziston vullnet politik, problemi së shpejti mund të zgjidhet", deklaroi Drucas. Ai për herë të parë, në mënyrë të hapur theksoi edhe se "Republika Maqedonia Veriore" është emër i cilii kënaq kërkesat greke.