Prorektori për arsim, prof. dr Ismail Ahmedi, i ka njoftuar mysafirët për aktivitetet dhe ritmin e punës shkencore që zhvillon universiteti ynë, forcimin e marrëdhënieve me universitetet nga rajoni dhe bota, si dhe investimet aktuale që bën udhëheqësia e këtij institucioni për përshtatjen e infrastrukturës me qëllim të zhvillimit efikas të procesit mësimor dhe shkencor.
Një delegacion i Fakultetit të Mjekësisë, Programi studimor Stomatologji, nga Universiteti i Trakisë, enkas qëndroi sot për vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Delegacioni nga Republika e Turqisë, i kryesuar nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Murat Dikmengil, i shoqëruar nga prof. dr. Hilmi Ibar, prof. dr. Irfan Coskun, prof. dr. Bulent Beg, prof. dr Suat Cmbaz, realizuan sot takim të përbashkët pune me Prorektorin për mësim, prof. dr. Ismail Ahmedi, Prorektorin për shkencë, doc. dr. Reshat Qahili dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, doc. dr. Nevzat Elezi.
Fillimisht, Prorektori për mësim, prof. dr Ismail Ahmedi, i ka njoftuar mysafirët për aktivitetet dhe ritmin e punës shkencore që zhvillon universiteti ynë, forcimin e marrëdhënieve me universitetet nga rajoni dhe bota, si dhe investimet aktuale që bën udhëheqësia e këtij institucioni për përshtatjen e infrastrukturës me qëllim të zhvillimit efikas të procesit mësimor dhe shkencor.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit, si për shkëmbimin e stafit akademik edhe për shfrytëzimin maksimal të programeve mësimore-shkencore, këmbimin e përvojave në mes fakulteteve, më konkretisht, për dërgimin e një grupi të studentëve të mjekësisë për ushtrime profesionale në Universitetin e Trakisë.
Më pas delegacioni i lartpërmendur vizitoi hapësirat që janë në ndërtim e sipër, për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së. Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit premtuan për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve akademike në mes këtyre institucioneve të arsimit të lartë.