E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në majë ndodhi zëvendësimi - Nju-Jork në vend të Londrës. Nga të gjitha qendrat e mëdha financiare, kryeqyteti britanik më shumë është goditur nga kriza ekonomike.
Nju-Jorku nė vendin e parė tė qyteteve mė me ndikim nė botė












Nju-Jorku është në vendin e parë të listës së qyteteve më me ndikim në botë, të cilën për çdo vit e formojnë kompanitë nga sektori i pasurisë së patundur "Najt Frenk" dhe "Siti prajvët bank".

Në listë janë 40 qytete të mbarë botës me vlerësime për aktivitetin e tyre ekonomik, ndikim pozitiv, kapital intelektual dhe cilësi e jetesës.

Në majë ndodhi zëvendësimi - Nju-Jork në vend të Londrës. Nga të gjitha qendrat e mëdha financiare, kryeqyteti britanik më shumë është goditur nga kriza ekonomike.

Në kategorinë "ndikim politik" në krye të listës është Uashingtoni, ndërsa Singapori është qytet me cilësi më të mirë për jetesë.

Pozicionet e vitit të kaluar i ruajtën Parisi (vendi i 3), Tokio (vendi i 4) dhe Los-Anxhelosi (vendi i 5).

"Përparim" ka realizuar Berlini, i cili nga vendi i 13-të u rrit në vendin e 8-të. Moska për një vit është dy vende më poshtë në listë - vendi i 22-të.

Në listë janë përmirësuar vendet e Pekinit, Singaporit dhe Shangait, por ende ngecin për cilësi të jetesës dhe ndikimin intelektual.

Publikuar: 24.03.2010 | 20:58
Lexuar: 889 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime