E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nën organizimin e Shoqatës së grave ‘AJO’, si dhe me mbështetjen e kreut të çairit e Qytetin e Shkupit, u realizua projekti simbolik me anë të mbjelljes së rreth 200 fidaneve, pjesërisht në parkun e Çairit dhe në disa institucione publike komunale të çairit. Po ashtu fidane të këtij lloji janë mbjellë edhe në shkollat dhe çerdhet e Komunës së çairit", tha kreu i çairiti Mexhiti.
200 fidanė pėr pranverėn e ēairasve











Ditën e pranverës, komuna e Çairit e shënoi në mënyrë simbolike, me anë të mbjelljes së rreth 200 fidanëve në Parkun e Çairit, si dhe në disa institucione publike komunale. Kryetari i komunës se Çairit, Izet Mexhiti, tha se ky projekt u realizua në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, si dhe me shoqatën të sapoformuar të grave "AJO".

"Nën organizimin e Shoqatës së grave ‘AJO’, si dhe me mbështetjen e kreut të çairit e Qytetin e Shkupit, u realizua projekti simbolik me anë të mbjelljes së rreth 200 fidaneve, pjesërisht në parkun e Çairit dhe në disa institucione publike komunale të çairit. Po ashtu fidane të këtij lloji janë mbjellë edhe në shkollat dhe çerdhet e Komunës së çairit", tha kreu i çairiti Mexhiti.

Njeriu i parë i kësaj komune të Shkupit theksoi gjatë këtij viti do të realizohen edhe shumë projekte tjera. "Kjo nuk don të thotë se brenda vitit nuk do të ketë aksione tjera. Ky aktivitet nuk u realizua të dilelën ngase pjesëmarrës ishin edhe shkollat andaj menduam që më mirë do të ishte që ky projekt të realizohet ditën e hënë", tha Mexhiti. Ndërkaq, kryetarja e shoqatës së femrave "AJO", Leonora Kaliqi tha se mjedisi jetësor është i rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie.

Kjo është një iniciativë e shoqatës së femrës "AJO" , e cila gjeti mbështetje në komunën e Çairit dhe u realizua ky aksion me moton ‘Unë dhe mjedisi im’, gjithashtu bashkëpunuam me shkollat fillore të komunës", tha Kaliqi. Ajo gjithashtu shtoi se ky nuk është aktiviteti i vetëm që ne do ta shënojmë por do të kyçemi vazhdimisht në të gjitha aktivitetet të cilat do t’i zhvillon komuna e Çairit, por gjithashtu do të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me ide të mira dhe qëllime për zhvillimin e shoqërisë tonë.

Publikuar: 24.03.2010 | 21:53
Lexuar: 477 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime