Qeveria e ka njoftuar Gjykatën se nuk ka sjellë vendim të këtillë dhe se vendimi duhet të kërkohet nga Ministria e Arsimit, e cila deri tani nuk i përgjigjet kërkesës së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e anuloi diskutimin për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërinë e vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vendosjen e lëndës për mësimin e gjuhës maqedonase për nxënësit e bashkësive etnike, të cilët ndjekin mësimet në gjuhët e tjera, të cilët janë regjistruar në klasën e parë të arsimit fillor nga 1 shtatori i vitit 2009.
Qeveria e ka njoftuar Gjykatën se nuk ka sjellë vendim të këtillë dhe se vendimi duhet të kërkohet nga Ministria e Arsimit, e cila deri tani nuk i përgjigjet kërkesës së Gjykatës Kushtetuese.
Pikën e propozuar Gjykata e prolongoi për një nga seancat e ardhshme deri kur duhet të sigurohen akte dhe mendime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Iniciativat deri tek Gjykata Kushtetuese janë parashtruar nga PDSH-ja dhe nga shoqata qytetare "Realiteti".