Në rregulloren e re të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, thuhet se "zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Mbi bazë të rregullores këta nxënës duhet të japin katër provime të maturës, në ndryshim nga vitet e kaluara kur jepnin vetëm dy prej tyre.
Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe që dëshirojnë të kthehen në Shqipëri për të vijuar studimet e larta, do të duhet të japin paraprakisht provimin e gjuhës shqipe në Fakultetin e Histori-Filologjisë për t'u pranuar më pas në provimet e Maturës.
Në rregulloren e re të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, thuhet se "zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Mbi bazë të rregullores këta nxënës duhet të japin katër provime të maturës, në ndryshim nga vitet e kaluara kur jepnin vetëm dy prej tyre.
"Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për t'u pranuar në universitet, duhet të japin Matematikën, Gjuhën Shqip dhe Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të menysë së lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1 dhe D2)", thuhet në rregullore.
Përsa i përket provimeve me zgjedhje do të respektohet zgjedhja individuale, përveç gjuhës së huaj, kur këtë e kanë dhënë si provim të detyruar.
Kjo kategori konkurruesish duhet t'i dorëzojë dokumentat brenda periudhës 1-15 prill. Dosja përmban kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike, dëftesën origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara dhe pasaportë, ose kartë identiteti