E premte, 10.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Do t'i kushtoj vëmendje të veçantë të gjitha pikave më të dobëta që janë shprehur, sidomos në Raportin e KE-së. Kam përgatitur edhe plan strategjik, Selami pas zgjedhjes
Ilmi Selami, kryetari i ri i Komisionit antikorruptues










Komisioni shtetëror për parandalimin e korruspionit sot e zgjodhi Ilmi Selamin për kryetar të ri të Komisionit, në vend të Mirjana Dimovskës, mandati i së cilës përfundoi më 25 shkurt. Për juristin Selami, i cili ka qenë anëtar i Antikorrupsionit, votuan katër nga shtatë anëtarët e Komisionit. Kundërkandidati i tij ishte Zoran Dodovski.

"Do t'i kushtoj vëmendje të veçantë të gjitha pikave më të dobëta që janë shprehur, sidomos në Raportin e KE-së. Kam përgatitur edhe plan strategjik.

Të gjithë në Komision jemi koshientë për sfidat që qëndrojnë para nesh se duhet të tregojmë efikasitet më të madh dhe në këtë plan do t'i rrisim dyfish fuqitë.

Nuk mendoj se Komisioni deri tani nuk e ka kryer punën e vet, se çdokush që punon edhe gabon, por mendoj se gjithmonë punët mund të bëhen më mirë. Do të mundohemi këtë ta realizojmë me forca të përbashkëta", deklaroi Selami pas zgjedhjes.

Seanca për zgjedhje të kryetarit të ri të Antikorrupsionit është konvokuar me kërkesë të pesë anëtarëve të Komisionit, e jo sikur deri më tani nga kryetari i Komisionit.

Publikuar: 25.03.2010 | 17:56
Lexuar: 104 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
cale (28/04/2010 00:22:35) jas mislam deka za precedatel treba da bide osobata so iskustvoo bidejki ne go poznavam liqno gospodinot ama sum slusnala za negoo

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime