Strategjia 2020 duhet të prezentohet nga kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso, ndërsa më vonë të ketë shqyrtime pas saj dhe të shqyrtohen masat konkrete për zbatimin e saj.
Në Bruksel sot dhe nesër mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, në të cilin shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së do të bisedojnë për dy çështje themelore - ekonominë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Strategjia e re evropiane për punësim dhe zhvillim ekonomik 2020 do të jetë tema në ditën e parë të mbledhjes, theksohet në letrën të cilën liderëve evropianë dje ua dërgoi kryetari i Këshillit të BE-së Herman van Rompuj.
Strategjia 2020 duhet të prezentohet nga kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso, ndërsa më vonë të ketë shqyrtime pas saj dhe të shqyrtohen masat konkrete për zbatimin e saj.
"Është me rëndësi të vlerësohet se në çfarë shkalle masat kombëtare të miratuara për përmirësimin e ekonomisë dhe daljes nga kriza ekonomike dhe financiare në BE kontribuojnë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta të strategjisë 2020", deklaroi burimi nga presidenca e vazhdueshme e BE-së.
Sipas tij, më vonë në darkën zyrtare duhet të shqyrtohet se si t'i ndihmohet Greqisë. A do të ndodhë kjo vetëm në darkë ose diskutimet do të fillojnë paraprakisht dhe do ta inkuadrohen në punën e Këshillit, burimi nuk parashikoi.
Në kuadër të takimit të nivelit të lartë të BE-së, sot është e mundur të mbahet edhe një tjetër - i liderëve të shteteve dhe qeverive nga grupi evropian. Disa prej tyre, si kryeministri belg Iv Loterm shpejtoi të deklarojë se mbajtja e një takimi të tillë do të ishte "diçka e mirë".
Përfaqësuesit e lartë të Parlamentit Evropian e ftuan dje Këshillin Evropian të propozojë marrëveshje për ballafaqimin me krizën në Greqi. Komisari për çështje ekonomike dhe monetare Oli Ren dje përsëri i hodhi ujë zjarrit, duke paralajmëruar se Këshilli Evropian plotësisht duhet sjellë vendim se si t'i ndihmohet Greqisë debitore në rastin e kundërt ekziston "Rrezik serioz që vetë euro të ekspozoet në goditje".
Detyra e takimit eventual të grupitevropian në kuadër të Këshillit Evropian po ndërlikohet, për shkak se një forum i këtillë duhet të merret jo vetëm me krizën në Greqi, por edhe të arrijë pajtueshmëri për krijimin e instrumentit të tillë ekonomik, i cili do të mbajë në sistemin e përbashkët vende si Greqia, theksoi kryeministri belg.
Temë e mbledhjes të premten do të jenë bisedimet për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mënyrat që në këtë proces të vendoset dinamikë e re.