E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy zyrtarët e lartë u zotuan për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë në përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të gjërë ndërkombëtare dhe për të marrë pjesë në takime rajonale dhe ndërkombëtare, thuhet në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme britanike.
Angazhohemi pėr bashkėpunim nė Ballkan










Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër. Ai është takuar me sekretarin e Jashtëm David Milband dhe ministrin për Evropën, Chris Bryant.

Dy zyrtarët e lartë u zotuan për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë në përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të gjërë ndërkombëtare dhe për të marrë pjesë në takime rajonale dhe ndërkombëtare, thuhet në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme britanike.

Ata e inkurajuan Kosovën që të bëjë përparim të shpejtë në përmirësimin e qeverisjes, duke marrë hapa konkret për të trajtuar korrupsionin dhe trajtimin e sfidave ekonomike të saj.

"Përparimi në këto fusha është vendimtar për aspiratat e BE-së në Kosovë," thuhet në deklaratën e ministrisë jashtme britanike.

Në deklaratë thuhet se është folur edhe për mundësinë për diskutime midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me një varg çështjesh të bashkëpunimit praktik.

Ministri Hyseni ishte mysafir në studion e BBC-së në Londër. Me të bisedoi Irena Luto.

BBC: Duket se zyrtarët evropianë, përfshirë ata britanikë po kërkojnë të ketë një dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. A ka gjasa që kjo të ndodhë dhe nëse po, për çfarë mund të bisedonit?

Skënder Hyseni: Nuk është kërkesë vetëm e miqve britanikëve dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë që Kosova i ka të shumtë, është kërkesë edhe permanente e Kosovës që me Serbinë të fillohet me një normalizim marrëdhëniesh, duke biseduar fillimisht për çështje praktike të interesit të ndërsjellë, të fillohet me çështje më të lehta praktike, mirëpo gjithnjë këto biseda mund të zhvillohen ekzkluzivisht mbi bazen e bisedave që zhvillojnë dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe ne këtë pikë kemi pajtim të plotë edhe me qeverinë britanike, kishim pajtim të plotë dje gjatë takimit edhe me sekretarin e jashtëm David Miliband. Është qëndrim i qartë i Kosovës, madje Kosova angazhohet fuqimisht që Serbia ti bashkohet përpjekjeve të të tjerëve në Ballkanin perëndimor, për të krijuar një atmosferë bashkepunimi e mirëkuptimi në Ballkan, në fund të fundit edhe si një prelud i itegrimeve të qëndrueshme europaine dhe euroatlantike përgjithësisht. Domethënë asgjë e re në këtë rrafsh, është botërisht i njohur qëndrimi i Kosovës, i Republikës së Kosovës se don edhe do të bisedojë me Serbinë, njësoj si me të gjithë fqinjët për çështje të ndryshme, mirëpo asnjëherë Kosova nuk do të bisedojë për statusin, i cili tashmë është i përfunduar, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur mbi nga 65 vende dhe gjithsesi Kosova asnjehere nuk do të bisedonte dhe nuk do të denjonte, amdje as me shqyrtim, kërkesat për ndarje të Kosovës, kërkesat për opsione të ndryshme, të cilat në thelb janë tepër destabilizuese për gjithë rajonin.

BBC: Zoti Hyseni, ju thatë që çështjet që nuk do të diskutohen janë statusi dhe ndarja. Po a ka gjasa që këto bisedime të ndodhin shpejt, gjatë ketij viti për shembull?

[b]Skënder Hyseni:
Gjithnjë flas në nivel parimesh, dhe nivel parimi do të thotë Kosova është e gatshme të fillojë këto biseda nesër. Përshtypja ime dhe e gjithë bashkëbiseduesve të mi, përfshirë edhe sekretarin Miliband, është se Serbia nuk është e gatshme të pranojë se Kosova ekziston, se ka nje shtet të Kosovës, kjo nuk nënkupton njohje formale, zyrtare nga ana e Serbisë, nënkupton pranim të një realiteti, i cili është i pashmangshëm dhe i paevitueshëm. Edhe njëherë po them Kosova është shumë e qartë në qëndrimin e saj, nuk ka asgje kontestuese, madje ka pajtim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare rreth këtij qëndrimi që Kosova mban.

BBC: Zoti Hyseni a mund të thuhet se në dy vitet pas pavarësisë ka shenja afrimi të Kosovës me Serbinë apo ka ndodhur e kundërta?

Skënder Hyseni: Fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta, Serbia vazhdon të vendosë, do ti quaja postblloqe diplomatike të llojllojshme, në rrugën e Kosovës drejt konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së saj, dhe këto postblloqe në anën tjetër po rrisin spektrin e konfrontimit, dhe kjo e bën gjithnje e më të vështirë një dialog përmbajtësor, një dialog të shëndoshë, sic do duhej të ishte një dialog mes vendesh fqinje. Sido që të jetë, përderisa Serbia angazhohet për izolim, madje për bllokim total të Kosovës, ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në raporte të mira fqinjësore, do të vazhdojmë të këmbëngulim në dialog fqinjësor, për çështje të ndryshme, do të vazhdojmë të këmbëngulim në një shkallë përmbajtësore bashkëpunimi në nivel rajoni, gjithnjë si nevojë e domosdoshme, si parapërgatitje, si një parakusht për integrime të sigurta euroatlantike, shihni ka shtatë vende në ballkanin perëndimor, që të gjitha duan të integrohen në BE dhe asnjëra nuk mund të arrijë në Bruksel shumë më herët sesa të tjerët, vetë natyra e Ballkanit perëndimor nuk duron një integrim gradual të rajonit. Ky integrim duhet të ndodhë pak a shumë në të njëjtën kohë dhe duhet të përfshijë të gjitha vendet, natyrisht pashmangshëm do të përfshijë edhe republikën e Kosovës.

BBC: Sa të rëndësishëm e shihni ju ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, apo fqinjve në dialogun me Serbinë?

Skënder Hyseni: E mira e së mirës do të ishte që çfarëdo lloj bisedash që bëhen me Serbinë për çështje praktike, gjithnjë po flasim për çështje praktike, të jenë biseda të drejtëpërdrejta, dhe jo domosdoshmërisht duhet të ketë ndërmjetësues, po në anën tjtër Kosova në anën tejtër nuk e ka refuzu dhe nuk refuzon, përkrahjen, ndihmën që mund të japin qarqe të ndryshme ndërkombëtare, sidomos ato vende që vërtetë sponsorizojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin perëndimor.

BBC: Zoti Hyseni edhe gjatë takimit këtu në Britani me ministrin Bryant dhe atë Miliband, u fol edhe për mbështetjen që do të japë ky vend për njohjen e Kosovës, sikurse edhe për përfshirjen e saj në forumet ndërkombëtare dhe ato rajonale. Si po ecen përfshrja e Kosovës në këto forume?

Skënder Hyseni: Së pari unë dua të falenderoj edhe publikisht sekretarin Miliband në veçanti për përkrahjen që i ka dhënë procesit të njohjeve, për përkahjen që më jep mua personalisht si ministër i jashtëm i republikës së Kosovës në këto përpjekje për të fituar sa më shumë njohje, dhe kjo përkrahje është shumë e çmueshme dhe e rëndësishme për Kosovën, njësoj siç është përkrahja që ne marrim në këtë plan nga këto ende mike të Kosovës. Në anën tjetër pjesëmarrja e Kosovës në forume të ndryshme ndërkombëtare, unë e thashë pak më herët Serbia po vazhdon fatkeqesisht të bëjë çmos që të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës në këto institucione, në këto nisma, në këto struktura. Në anën tjetër Kosova është po ashtu fuqimisht e përcaktuar që do të marrë pjesë gjithandej vetëm mbi baza të barabarta, dhe asnjëherë nuk do të lejojë që të diskriminohet në cfarëdo forme sa i përket formatit të pjesëmarrjes. Ne jemi pajtuar që çfarëdo që të jetë formati për gjithë të tjerë, të vlejë edhe për Kosovën dhe këtu nuk kemi asnjë arsye dhe do të bëjmë çmos të jemi pjesë e të gjitha nismave, por jo me çdo kusht, jo në kurriz të pavarësisë së Kosovës, jo në dëm të sovranitetit, të natyrës sovrane të shtetit të Kosovës, nuk do të lejojmë që me asnjë veprim të dëmtojmë ose të vëmë në pikëpyetje sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

BBC: Një mision i ri i BE-së për veriun e Kosovës do të hapë zyrtarisht zyrat në Mitrovicën e Veriut nga fundi i kesaj jave. Çfarë prisni ju autoritetet e Kosovës që të arrijë ky mision?

Skënder Hyseni: Ne me te drejtë presim që misionet ndërkombëtare do të ndihmojnë që autoritetet qendrore të Kosovës të shtrijnë autoritetin e tyre gjithandej Kosovës. Për një kohë shumë të gajtë na është thënë dhe po e them, shumë troç dhe haptaz na është thënë, na lini kohë, na jepni kohë, ne do të merremi me këtë, do të vijë koha. Tashti koha ka skaduar dhe është momenti i fundit që qeveria qendrore, autoritett qendrore të republikës të shtrijnë autoritetin e tyre gjithandej Kosovës, dhe natyrisht në këtë proçes ne e mirëpresim, për më tepër kemi ftuar ndihmën dhe përkrahjen e gjithanshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe të pranisë ndërkombëtare në terren. Jam optimist që do të përfundojë me sukses kjo inisiative.

BBC: Zoti Hyseni sot serbët e Kosovës, në veri të Kosovës protestojnë në atë që është edhe përvjetori i bombardimeve të NATOs. Si e shikoni ju këtë?

Skënder Hyseni: Fillimi i bombardimeve te NATOs ka shënuar fillimin e përfundimit të një konflikti të tmerrshëm, i cili synonte të deportonte miliona shqiptarë nga Kosova, synonte të, kishte primesa të qarta genocidi dhe synonte ta krijonte Kosovën vend pa njerëz, ta kthente Kosovën në një territor pa njerëz, dhe nuk do duhej te protestonte askush për këtë, përkundrazi cdokush do të duhej të shënonte me nje përkujtim miradije dhe falenderimi këtë fillim të kësaj ngjarjeje, bombardimeve, të cilat kishin vërtetë për synim parandalimin e një katastrofe edhe humane gjithsesi dhe këtu nuk do të duhej të kishte arsye asnjëherë për protesta. Nuk është hera e parë që komuniteti serb në Kosovë manipulohet për qëllime të ndryshme politike, për poena politikë, kryesisht nomeklaturës politike në Beograd fatkeqesisht. Beogradi bën çmos që të shfrytëzojë serbët e Kosovës për qëllime të veta, po në anën tjetër nuk bën asgjë për tu përmirësuar jetën në Kosovë.

Publikuar: 25.03.2010 | 21:00
Lexuar: 424 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime