Plani parasheh program për përpunimin e librave dhe doracakëve për mësimdhënësit, trajnim të kuadrit arsimor për parandalim nga çfarëdo lloj dhune në shkolla, trajnim për avancim të mësimit të gjuhëve dhe matematikës në tre klasat e para, arsim i integruar, respektivisht inkuadrim i fëmijëve nga grupet e ndryshme etnike në klasë të njejtë, aktivitete jashtëarsimore e grupeve të përziera të nxënësve...
Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Zyrën e UNICEF-it në Shkup nënshkroi plan pune për arsim cilësor dhe adekuat në vlerë prej dy milionë dollarë, që do të zbatohet dy vjet (2010 dhe 2011). Plani është i përqëndruar në vendosjen e praktikave inkluze në shkollat fillore dhe inkuadrimin e të gjithë fëmijëve, pa dallim të aftësive individuale dhe prejardhjes socio-ekonomike.
Plani parasheh program për përpunimin e librave dhe doracakëve për mësimdhënësit, trajnim të kuadrit arsimor për parandalim nga çfarëdo lloj dhune në shkolla, trajnim për avancim të mësimit të gjuhëve dhe matematikës në tre klasat e para, arsim i integruar, respektivisht inkuadrim i fëmijëve nga grupet e ndryshme etnike në klasë të njejtë, aktivitete jashtëarsimore e grupeve të përziera të nxënësve...
"Për herë të parë MASH-i me UNICEF-in përgatit plan pune dyvjeçar për arsim cilësor dhe adekuat për vitin 2010-2011. Me këtë plan plotësohen hapat e Qeverisë së Republikës së RM-së për tejkalim të dispariteteve të identifikuara dhe qasjes deri te arsimi për fëmijët dhe familjet sociale të shkyçura dhe margjinalizuara", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it Sheldon Jet theksoi se me këtë plan promovohet koncepti shkollë sipas masës së fëmijës.
"Kjo është kornizë udhëheqëse e cila duhet të na çojë drejt reformave në arsim. Koncepti është shumë i thjeshtë dhe në esencën e tij janë mbështetja dhe iniciativa me dobi më të madhe për fëmijët. Koncepti promovon inkuadrimin e të gjithë fëmijëve, mësim efektiv, mjedis i shëndoshë dhe arsimor shkollor, pjesëmarrje në procesin e arsimit, promovimi i barazisë gjinore, tolerancës dhe paqes", tha Jet.
Qeveria e RM-së dhe UNICEF-i këtë muaj nënshkruan plan të ri aksional gjashtëvjeçar të programit për bashkëpunim për vitin 2010-2015 janë përfshirje e zvogëlimit të varfërisë tek fëmijët, pabarazia në qasjen deri te shërbimet themelore sociale dhe avancim të sistemit për lidhje midis kompetencave, politikave dhe investimeve publike.