Golashënues për skuadrone Shkëndijës ishin Eshtref Dehari në minutën e 2 dhe atë 77-të, dhe Jeton Limani në minutën e 67
Kupa e Maqedonisë për kadet dhe Junior
Të enjten u zhvilluan ndeshjet e kthyese të kupës republikane për kadetë dhe junior. Skuadrat tetovare Renova (Kadetët) dhe Shkëndija (juniorët) u kualifikuan në gjysmë finale. Kjo u arrit pasi në ndeshjet e kthyese dy skuadrat tetovare shënuan fitore kundër ekipit të Pelisterit nga manastiri. Renova në ndeshjen e parë në Manastir kishte shënuar fitore të lartë 4-1, ndërsa sot shënoi fitore minimale vetëm për të dëshmuar se është shumë më e mirë se Pelsiteri.
Nga ana tjetër juniorët e Shkëndijës ën ndeshjen e parë në Manastir kundër Pelisterit kishin pësuar me rezultat 2-0 dhe e kishin vështir që të ndeshjen kthyes e të anulojnë këtë rezultat, mirëpo vullneti i madh i djelmoshave të Bashkimi Livorekës ishte shumë i madh dhe ata arritën ët shënojnë fitore bindëse 3-0 dhe u kualifikuan në gjysmë finale Uroj djelmoshat për këtë sukses të madh. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, dëshira jonë është finalja tha pas ndeshjes trajneri kuqezi Bashkim Livoreka.
Golashënues për skuadrone Shkëndijës ishin Eshtref Dehari në minutën e 2 dhe atë 77-të, dhe Jeton Limani në minutën e 67.
Shkëndija në këtë ndeshje ka luajtur me këtë formacion: Rilind Huseini, Mevlan Murati, Liris Bexheti, Jasir Selmani, Fatmir Ramadani, Kujtim Zilbeari, Skender Nebija, Brilant Syla, Eshtref Dehari, Jeton Limani, Valmir Nafiu, luajtën edhe Muhamer Ismaili, Kushtrim Ademi, Valon Ziberi, Taulant Shabani, Valdrin Memeti, Altrim Zeqiri, Jetmir Zilbeari