"NATO-ja nuk është në mënyrë të drejtpëdrejtë e involvuar në atë proces dhe nuk ka kontroll të drejpërdrejtë në zgjidhjen e asaj çështjeje. Ne e ndjekim procesin dhe shpresoj se ka mundësi që në periudhën e ardhshme, e cila duhet të shfrytëzohet, se nëse zgjidhet kjo çështje, Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e NATO-s", deklaroi Simons.
Kur do të zgjidhet çështja për emrin, do t'i dërgohet ftesa Maqedonisë për anëtarësim në NATO, potencoi zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për bashkëpunim dhe partneritet të sigurisë, Robert Simons, pas takimit të sotëm me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.
"NATO-ja nuk është në mënyrë të drejtpëdrejtë e involvuar në atë proces dhe nuk ka kontroll të drejpërdrejtë në zgjidhjen e asaj çështjeje. Ne e ndjekim procesin dhe shpresoj se ka mundësi që në periudhën e ardhshme, e cila duhet të shfrytëzohet, se nëse zgjidhet kjo çështje, Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e NATO-s", deklaroi Simons.
Ministri Konjanovski theksoi se pas Bukureshtit dhe në kushte kur, siç tha, presim vendim parimor nga ana e NATO-s, duhet të vazhdojmë dhe ta përforcojmë tempon e reformave në Republikën e Maqedonisë.
"Atë e bëjmë në mënyrë permanente", nënvizoi ministri i Mbrojtjes Konjanovski.
Sipas Simons, Maqedonia tashmë po sillet si aleate e Aleancës në raport me kontributin që po e jep në një nga misionet më të rënda të NATO-s në Afganistan - ISAF.
Ai mes tjerash vlerësoi se Maqedonia është burim i stabilitetit në rajon për shkak të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ripërtëritja e Akademisë ushtarake dhe mundësia që këtë verë të bëhet kampus i përbashkët veror rajonal, vendosja e autoritetit ajror ushtarak në MM dhe pjesëmarrja e Maqedonisë në iniciativën e përbashkët franceze-britanike, participimi i ARM-së në misionet paqësore, Ligji i miratuar për shërbim në ARM, si dhe Strategjia e miratuar për mbrojtje e Republikës së Maqedonisë dhe fillimi i planit afatgjatë për zhvillim të mbrojtjes, bashkëpunimit rajonal dhe bilateral me vendet fqinje, por edhe gatishmëria që prej vitit 2012 Maqedonia të jetë pjesë e bashkëpunimit evropian të sigurisë përmes grupit evropian luftarak, ishin temat për të cilat biseduan ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski dhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për bashkëpunim dhe partneritet të sigurisë, Robert Simons.