E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë konfliktit ët vitit 2001 ka qenë i kyçur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në rajonin e Likovës, ku është dëshmuar si luftëtarë i jashtëzakonshëm
Ndėrroi jetė Sabri Saliu, ish pjesėtarė i UĒK-sė

Të enjten në fshatin Likovë



Të enjten në fshatin Likovë, në moshën 58 vjeçare ndërroi jetë Sabri Saliu, drejtor i shkollës fillore “Dituria” në këtë fshat. Ai ka qenë i lindur më 23 maj të vitit 1950. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, kurse shkollën normale dhe fakultetin pedagogjik i ka kryer në Shkup.

Gjatë konfliktit ët vitit 2001 ka qenë i kyçur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në rajonin e Likovës, ku është dëshmuar si luftëtarë i jashtëzakonshëm.


Për meritat dhe kontributin e dhënë në shumë aksione të suksesshme luftarake, ai është dekoruar me disa grada ushtarake të UÇK-së.
Si arsimtarë për 30 vite rresht ka punuar në shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Hotël. Postin e drejtorit në shkollën fillore “Dituria” e ka kryer që nga viti 2005.

Sabri Saliu ka qenë edhe aktivist i dëshmuar sportiv. Për mbi 20 vite ka qenë futbollist i dalluar në radhët e klubit futbollistik të fshatit.


Varrimi i tij u bë në varrezat e fshatit Likovë me nderime zyrtare dhe fetare. Varrimi u bë në prezencë të shumë familjarëve, miqve, kolegëve dhe ish bashkëluftëtarëve të tij.



Publikuar: 18.12.2008 | 13:16
Lexuar: 733 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime