Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Ademi e njoftoi ministrinë e jashtëm turk për situatën aktuale në Maqedoni, reformat që i ndërmerr Qeveria për anëtarësim të vendit në strukturat euro-atlantike, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimin ekonomik të vendit...
Takim Ademi-Davudoglu
Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm, Abdilaqim Ademi në përbërje të së cilit ishin edhe Musa Xhaferi- anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Nexhati Jakupi-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ka realizuar një takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë Ahmet Davudoglu, i cili qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Ademi e njoftoi ministrinë e jashtëm turk për situatën aktuale në Maqedoni, reformat që i ndërmerr Qeveria për anëtarësim të vendit në strukturat euro-atlantike, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimin ekonomik të vendit...
Dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve mike janë duke lëvizur në rrugë të mirë dhe se prioritet në të ardhmen është bashkëpunimi në procesin euro-integrues, përforcimi i lidhjeve kulturore-arsimore si dhe përforcimi i marrëdhënieve ekonomike.
Ademi e faleminderoi ministrin Davudoglu për mbështetjen që Turqia ia jep Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë Ahmet Davudoglu tha se vendi i tij edhe më tej do të mbështes Maqedoninë për anëtarësimin në aleancë. Ai theksoi se nuk do të mungojë edhe angazhimi i qeverisë turke për thellimin bashkëpunimit ekonomik dhe se ata i nxisin kompanitë turke që të investojnë në Maqedoni ku si shembull përmendi investimin e kompanisë TAV dhe disa kompanive tjera.
Gjithashtu, në këtë takim u vlerësua se bashkëpunimi në mes dy subjekteve politike, BDI-së dhe AK - Partisë është i mirë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen.
Në takim kanë marrë pjesë edhe Musa Xhaferi- anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Ministër i Pushtetit Lokal dhe Nexhati Jakupi-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së dhe njëherit Ministër i Ekologjisë.