E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri turk, në takimin miqësor që realizoi me drejtuesit e USHT-së, deklaroi se përkundër asaj se është mjaft i lodhur nga takimet dhe vizitat e shumta, vizita në Universitetin Shtetëror të Tetovës është mjaft domethënëse për te. “Kjo vizitë në Universitetin e shqiptarëve në Maqedoni është kremi i të gjitha takimeve që kam realizuar në Republikën e Maqedonisë.
USHT-ja, kremi i takimeve tė ministrit turk Ahmet Davudoglu










Në kuadër të vizitës dyditore në Republikën e Maqedonisë, Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, një ndër personalitetet më të rëndësishme të diplomacisë evropiane vizitoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës, takim të cilin e vlersoi si kremin e takimeve.

Në mungesë të Rektorit, prof. dr. Agron Reka, i cili ndodhet për vizitë pune në Finlandë, krye diplomati turk në USHT u prit nga Prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi dhe Prorektori për shkencë, doc. dr. Reshat Qahili.

Ministri turk, në takimin miqësor që realizoi me drejtuesit e USHT-së, deklaroi se përkundër asaj se është mjaft i lodhur nga takimet dhe vizitat e shumta, vizita në Universitetin Shtetëror të Tetovës është mjaft domethënëse për te. “Kjo vizitë në Universitetin e shqiptarëve në Maqedoni është kremi i të gjitha takimeve që kam realizuar në Republikën e Maqedonisë.
USHT-ja, kremi i takimeve të ministrit turk Ahmet Davudoglu

Në mesin tuaj ndjehem mjaft i nderuar dhe ju premtoi angazhimin tim në të ardhmen dhe me plot kënaqësi do të mbaja edhe ligjëratë para studentëve të USHT”, theksoi ministri Davutogllu. Po ashtu, diplomati i lartë nga Turqia shtoi se qeveria turke, por edhe ai personalisht e ndjen veten mjaft të afërt me shqiptarët dhe premtoi se do të angazhohet maksimalisht për t’i ndihmuar shqiptarët, në të gjitha fushat.

“Kemi një ndjesi të lidhjeve mjaft të afërta me shqiptarët. E ndjej veten mjaft të afërt me shqiptarët dhe jam i gatshëm të ndikoj për të ndihmuar në të gjitha aspektet”, deklaroi ministri turk i punëve të jashtme, në takimin me drejtuesit e USHT-së.
USHT-ja, kremi i takimeve të ministrit turk Ahmet Davudoglu

Prorektori për arsim i USHT-së, prof. dr. Ismail Ahmedi, pasi shprehu falënderimin e tij për vizitën e ministrit turk dhe e njoftoi me bashkëpunimin e deritashëm që ka USHT me universitetet e ndryshme të Turqisë. “Sado që vizita është e shkurtër në kohë, megjithatë kjo është një mbështetje e hapur dhe e fuqishme për USHT”, tha Prorektori Ahmedi, duke shtuar se vet autoriteti akademik, shkencor dhe intelektual i ministrit Davutogllu, si dhe ndikimi i tij, jo vetëm në shtetin turk, por edhe në rajon dhe më gjerë, ka impulset e veta edhe në vendin tonë.

Në përmbyllje të vizitës, Prorektori Ismail Ahmedi, ministrit Davutogllu i dhuroi pllaketën e Universitetit, me vitin e themelimit 1994, një pikturë me pamje të Xhamisë së Pashës në Tetovë, të punuar nga studentët e Fakultetit të Arteve dhe një libër autorial të tij, për dokumentet arabe në Kosovë.

Në fund të takimi, bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo vizitë në USHT do të kontribuojë edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve mes USHT-së dhe universiteteve nga Republika e Turqisë.
USHT-ja, kremi i takimeve të ministrit turk Ahmet Davudoglu
USHT-ja, kremi i takimeve të ministrit turk Ahmet Davudoglu
USHT-ja, kremi i takimeve të ministrit turk Ahmet Davudoglu

Publikuar: 26.03.2010 | 05:01
Lexuar: 775 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime