Dy bashkëshortët kanë pasur diskutim verbal, me ç'rast B.D. përnjëherë e ka shtyrë në tokë D.D. dhe e ka nxjerrë revolen të cilën e ka pasur në rrip, të cilën e ka poseduar pa leje.
Dy bashkëshortë të plagosur rëndë, është epilogu i dramës familjare e cila sot paradite ndodhi në Gostivar.
Sipas njohurive të para, një taksist i Gostivarit, B.D. (47) rreth orës 10 e ka qëlluar bashkëshorten e tij D.D (41) në oborrin e spitalit. Së shpejti pastaj është munduar të bëjë vetëvrasje në vendngjarje, por nuk i ka shkuar për dore, pastaj është larguar në shtëpinë ku pas dhjetë minutave i ka shtënë vetes në tëmth.
Dy bashkëshortët kanë pasur diskutim verbal, me ç'rast B.D. përnjëherë e ka shtyrë në tokë D.D. dhe e ka nxjerrë revolen të cilën e ka pasur në rrip, të cilën e ka poseduar pa leje.
Pas ndihmës së dhënë mjekësore, ndërsa për shkak seriozitetit të plagëve të marra, të dy menjëherë janë transferuar në klinikat e Shkupit.
Policia, gjykatësi hetues dhe zëvendës prokurori publik po bëjnë ekspertizë në vendin e ngjarjeve