Bashkëbiseduesit konkluduan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve miqësore janë në nivel të shkëlqyeshëm dhe se duhet me angazhman të përbashkët ato të vazhdojnë të zhvillohen
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, zëvendëskryetari Abdilaqim Ademi dhe ministra e sekretar shtetror sot realizuan takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu.
Në takim, kryeministri Gruevski e theksoi kënaqësinë nga niveli i lartë i arritur i marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat karakterizohen me frymën e miqësisë, shkallës së lartë të besimit, mirëkuptimit të ndërsjelltë, tolerancës dhe mungesës së çfarëdo lloj çështjeje të hapur apo kontestuese, si dhe bashkëpunim i suksesshëm në disa sfera të interesit të përbashkët, me ç'rast ishte theksuar se cilësia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në disa segmente arrin shkallën e partneritetit strategjik.
Kryeministri Gruevski, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, potencoi se Strategjia për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, paraqet impuls të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe e riafirmon përcaktimin e të dy qeverive për zgjerim të mëtejmë dhe prëforcim të partneritetit të tyre, të bazhuar në qëllime, interesa dhe vlera të përbashkëta.
Njëherit, ishte shprehur edhe falënderim për mbështetjen parimore, të vazhdueshme dhe të fuqishme të Republikës së Turqisë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, që praktikisht erdhi në shprehje edhe në Samitin e NATO-s në Bukuresht, si dhe falënderim për qëndrimet parimore të Turqisë në kontestin për dallimet me Greqinë lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Në atë kontekst, kryeministri Gruevski e informoi bashkëfolësin e vet se Republika e Maqedonisë jep përpjekje maksimale për të ardhur deri te zgjidhja e ndërsjelltë e pranueshme për kontestin e imponuar nga ana e Republikës së Greqisë, me çka do të mënjanoheshin pengesat që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e barabartë e NATO-s, si dhe të marrë datë për fillimin e negociatave parainkuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në takim u bë fjalë edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, me ç'rast u shpreh kënaqësia nga interesi i kompanive turke për të investuar në Maqedoni.
Bashkëbiseduesit konkluduan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve miqësore janë në nivel të shkëlqyeshëm dhe se duhet me angazhman të përbashkët ato të vazhdojnë të zhvillohen.
Takim i presidentit Ivnov me ministrin turk të punëve të jashtme Davutoglu
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në takimin e sotëm në Shkup e theksuan bashkëpunimin e mirë të dy vendeve të ngritur në nivel të partneritetit strategjik të Ballkanit, kumtoi kabineti i shefit të shtetit të Maqedonisë.
Bashkëpunimi midis dy vendeve, siç theksoi presidenti Ivanov, paraqet shembull për të gjitha shtetet e rajonit dhe nga evropa dhe ai duhet vazhdimisht të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha sferat.
Ivanov teksoi se marrëdhëniet e mira të dy vendeve janë të determinuara nga parimet e zgjidhjes së qetë të kontesteve me mjete politike, respektimin e koekzistencës etnike dhe kulturore, ndërvarshmërinë ekonomike dhe sigurinë e garantuar për të gjitha shtetet, parimet dhe vizionin e përcaktuar edhe të takimeve paraprake të dy bashkëbiseduesve.
Ministri Davutoglu deklaroi se secilin sukses të Republikës së Maqedonisë e konsideron si sukses edhe të Republikës së Turqisë. Ministri tha se Maqedonia përveç se në planin gjeopolitik ajo është shumë e rëndësishme edhe në planin gjeokulturor.
Sipas Davutoglu, Maqedonia ka model të integrimit i cili duhet të paraqesë shembull jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë. Ai potencoi se Republika e Turqisë gjithmonë e ka mbështetur dhe do ta mbështesë zhvillimin e Republikës së Maqedonisë, duke e theksuar këtu mbështetjen e fuqishme për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO.
Në takim janë shqyrtuar më shumë sfera të bashkëpunimit midis dy shteteve, siç janë investimet ekonomike, këmbi kulturor dhe tregtar.
Veljanoski-Davutogllu: Maqedonia dhe Turqia nuk kanë çështje të hapura
Marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Turqisë janë shumë të mira, nuk ka çështje të hapura që jep bazë të mirë që këto marrëdhënie të zhvillohen dhe thellohen, është theksuar në takimin e sotëm në Shkup midis kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe shefi të diplomacisë turke, Ahmet Davutogllu.
Duke shprehur falënderim për mbështetjen turke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Veljanoski përkujtoi se Republika e Maqedonisë edhe pas Bukureshtit në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme i ndëmori dhe i realizoi obligimet e saj ndaj Aleancës.
"Maqedonia është vendi i vetëm i cili nuk është anëtare e NATO-s, ndërsa e rriti numri i suhtarëve të saj në misionet paqeruajtëse, posaçërisht në Afganistan. Procesi i integrimeve euroatlantike është i pashmangshëm për shkak se është në interes edhe të Republikës së Maqedonisë dhe Evropës sepse unë jam i bindur se kjo do të ndodh", theksoi Veljanoski.
Duke fokur për bashkëpunimin parlamentar midis dy shteteve kryetari i Kuvendit theksoi se ajo është shumë e mirë dhe po zhvillohet në të gjtiha nivelet. Në marrëdhëniet bilaterale gjithpërfshirëse midis dy shteteve rol shumë të rëndësishëm ka edhe bashkësia etnike turke tek ne. Me angazhimin e tyre në të gjitha sferat pjesëtarët e bashkësisë etnike turke konfirmohen si qytetarë lojalë dhe japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë.
Ministri turk i Punëve të jashtme Ahmet Davutogllu në takim theksoi se aqedonia për Turqinë ka qenë dhe do të mbetet mike e madhe. "Ju keni rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit ballkanik. Shumë gjëra të cilat i keni arritur mund të shërbejnë si shembull për shtetet tjera në rajon", theksoi ai.
Davutogllu përkujtoi se në të gjitha dokumentet e NATO-s në të cilat është përmendur referenca e përkohshme për Maqedoninë, Turqia insiston çdo herë të qëndrojë edhe emri ynë kushtetues nën të cilin ata na njohin.
"Kontestin me emrin nuk e bëtë ju, por pala tjetër, ndërsa Turqia në të ardhmen do ta intensifikojë angazhimin e saj që shumë shpejtë të bëheni anëtare e plotfuqishme e NATo-s për shkak se ju këtë shumë më parë e keni merituar", theksoi ministri Davutogllu.