Maqedonia ka gjetur një zgjidhje adekuate në përputhshmëri me karakterin e saj multi-etnik. Zgjidhja më adekuate është që këto objekte të jenë të rikonstruktuara në pajtueshmëri me origjinalitetin e tyre dhe në këtë mënyrë mendojmë se Maqedonia do të jepte shembullin më të mirë për raportin tolerantë ndaj të gjitha këtyre bashkësive në botë, deklaroi Ahmet Davutoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, përkujtoi qeverinë e Maqedonisë se Turqia mbështet rikonstruksionin e të gjitha objekteve fetare e kulturore që datojnë nga periudha otomane me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit tyre. Në takimin me shefin e diplomacisë, Milloshoski është disktuara në veçanti për Xhaminë e Prilepit, Burmali Xhaminë dhe Jeni Xhaminë në Manastir.
Ne jemi këtu që t'i mbështesim të gjitha përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për rikonstruksionin adekuat të të gjitha këtyre veprave kulturore që janë nga periudha otomane. Shpresojmë se të gjithë këto çështje, siç është edhe xhamia në Prilep, apo në Manastir janë tema të ngjashme.
Maqedonia ka gjetur një zgjidhje adekuate në përputhshmëri me karakterin e saj multi-etnik. Zgjidhja më adekuate është që këto objekte të jenë të rikonstruktuara në pajtueshmëri me origjinalitetin e tyre dhe në këtë mënyrë mendojmë se Maqedonia do të jepte shembullin më të mirë për raportin tolerantë ndaj të gjitha këtyre bashkësive në botë, deklaroi Ahmet Davutoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.
Ndërkohë ministri i jashtëm maqedon, Milloshoski tha se përkundër disa keqkuptimeve Maqedonia rradhitet lartë si vend me tolerancën ndërkulturore dhe ndërfetare.
Vlerësoj se në disa vende evropiane ekzistojnë probleme ndërfetare për shkak se nuk mund të ndërtohen objekte fetare. Në Republikën e Maqedonisë ndonjëherë ekzistojnë disa moskuptime të vogla për shkak se mundet lirshëm të ndërtohen ato objekte fetare dhe ne na vjen mirë që ndërtohen. Vlerësoj se edhe institucionet edhe shoqëria mbeten të hapur për debat ndërsa Maqedonia ka për prioritet që ta mbaj nivelin e saj të tanimë të dëshmuar tolerancës ndërkulturore dhe ndërfetare, tha ministri Antonio Milloshoski.