E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të shtunën ndeshje kontrollues e do të zhvillohet në Kërçovë ndërmjet Vëllazërimit dhe Rrufeja-M,ndërsa të dielën në orën 13:00 në stadiumin Jugohromit në Jegunovcë do të përballen Renova dhe ekipi Rrufeja-M
Bashkim Velija dhe Florim Abazi  veshën  fanellën me emblemën e KF Rrufeja-M
KF Rrufeja-M, me momentin e fundit të merkatos dimërore angazhon dy futbollist nga KF Renova




Shaban Sinani




Për skuadrën Rrufeja-M anëtare në Ligën e dytë republikane kjo merkato dimërore ka përfunduar me sukses shumë të madh pasi drejtuesit e këtij klubi kanë arritur të përforcohen me katër futbollist cilësor si Ismail Ismaili, Florim Abazi, Bashkim Bakija dhe Bashkim Velija.

“Falë mirëkuptimit të drejtuesve të KF Renova në momentin e fundit arritëm të angazhojmë dy futbollistë cilësorë Bashkim Velija dhe Florim Abazi, ndërsa më parë angazhuam futbollistin e mirënjohur tetovar Ismail Ismaili i cili ishte pjesë e Zajazit ndërsa huazuam edhe Bashkim Bakiun nga klubi i futbollit Shkëndija. Nga ana tjetër nga ekipi Rrufeja-M janë larguar Rahim Memedi i cili ka kaluar në radhët e ekipit Zajazi” tha sekretari i KF Rrufeja-M,Irfan Ajrullai.

Ndryshe ekipi në drejtimin trajnerit Halim Hodai kanë vazhduar me seanca të rregullta stërvitore, ndërsa në fundjavë do të zhvillojnë dy kontrollues e ku do të ketë rast të testohen të gjithë futbollistë që janë në disponim të trajnerit.

Kështu të shtunën ndeshje kontrollues e do të zhvillohet në Kërçovë ndërmjet Vëllazërimit dhe Rrufeja-M,ndërsa të dielën në orën 13:00 në stadiumin Jugohromit në Jegunovcë do të përballen Renova dhe ekipi Rrufeja-M
Drejtori Sportiv Jasi Fetishi dhe sekretari Irfan Ajrullai

Publikuar: 14.02.2014 | 20:32
Lexuar: 2170 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime