Por, Enisi e Roberti nuk do të ndalen me kaq. Të dy këta, në fillim të muajit prill pritet ta hapin edhe një diskotekë në qendër të Prishtinës, ish-Flirtin. Express ka mësuar se në hapjen e këtij klubi, Enisit e Robertit po u vjen në ndihmë edhe Sinan Vllasaliu
Biznesi me kafeteri si duket kohëve të fundit është bërë hobi edhe nga personalitet e njohura kosovare. Kështu, pianisti i njohur Robert Berisha bashkë me futbollistin e njohur kosovar, Enis Fetahu kanë hapur një kafene te kompleksi Kafet e Vogla në kryeqytet, e cila mban emrin Cute Caffe.
Express ka mësuar se kjo kafene tani po vizitohet bukur shpesh nga këngëtarë kosovarë, aktorë e futbollistë, etj. Në hapjen e saj mysafirë ishin edhe Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Erolld Belegu, anëtari i Etno Engjujve, Milot Hasangjekaj, Stupcat, etj.
Por, Enisi e Roberti nuk do të ndalen me kaq. Të dy këta, në fillim të muajit prill pritet ta hapin edhe një diskotekë në qendër të Prishtinës, ish-Flirtin. Express ka mësuar se në hapjen e këtij klubi, Enisit e Robertit po u vjen në ndihmë edhe Sinan Vllasaliu./g.express/