E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Teatri mund të na bëjë të qeshim dhe të qajmë, por duhet të na fusë në mendime dhe veprim, thekson aktorja britanike Xhudi Denç në Porosinë ndërkombëtare me rastin e 27 marsit - Dita botërore e teatrit
Dita botėrore e teatrit













Teatri është burim i zbavitjes dhe inspirimit dhe ai din t'i bashkojë popujt dhe kulturat e shumta nëpër botë. Por, ai është më shumë se kjo, na jep mundësi të arsimohemi dhe informohemi. Teatri mund të na bëjë të qeshim dhe të qajmë, por duhet të na fusë në mendime dhe veprim, thekson aktorja britanike Xhudi Denç në Porosinë ndërkombëtare me rastin e 27 marsit - Dita botërore e teatrit.

Porosinë e sivjeme nga Maqedonia për festimin e teatrit e shkruajti aktori i TPM-së Nikolla Ristanovski. Në të ai, mes tjerash, thotë se teatri fuqimisht do t'i kundërshtojë historisë - të helmuar me mitologji, do të vendos të tanishmen - si kornizë të vetme të mundshme për dashuri të vërtetë, dhe - në mënyrë suptile, me ndjenja dhe me maturi - do ta njeh kuptimin e ardhmërisë dhe identitetit tonë.

Shënimi i ditës botërore të teatrit u inicua në Kongresin e nëntë botëror të Institutit internacional të teatrit (ITI), në qershor të vitit 1961, me propozim të Qendrës finlandeze të ITI-së. Nga viti i ardhshëm, 1962, çdo vit më 27 mars Dita botërore e teatrit festohet në shumë mënyra në pothuaj rreth një qind qendra kombëtare të IIT-së nëpër botë dhe nga shumë anëtarë të bashkësisë botërore të teatrit.

Publikuar: 27.03.2010 | 12:00
Lexuar: 665 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime