Jenson Button është fituesi i Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Piloti i McLaren Mercedes ka triumfuar në një garë që është karakterizuar që në momentet e para të saj nga incidente të shumta.
Piloti i Red Bullit, Sebastian Vettel filloi garën nga pole position dhe udhëhoqi në 25 xhirot e para, duke përfunduar garën e tij pas asaj që ai beson të jetë prishje e frenave.
Vendin e dytë e ka zënë Robert Kubica me Renault, ndërsa i treti Felipe Massa i Ferrarit.
Pas kësaj gare, kreun në renditjen e përgjithshme për pilotët e mban Alonso me 37 pikë, Massa me 54 dhe Button me 31.
Ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorët kryeson Ferrari me 70 pikë, duke lënë pas McLaren me 54 dhe Mercedes me 29 pikë.