E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë incident lëndime të rënda trupore pësoi edhe kolegu i tij që ka qënë pranë tij. Dëshmitarët kanë ndërhyrë, por Adili nuk ka ka arritur të mbijetojë. Në ndihmë ka ardhur edhe mjeku i fshatit.
Rryma mbyt njė puntor ndėrtimi nė Pirok tė Tetovės



Në fshatin Pirok të Komunës së Bogovinës, nga pakujdesia gjatë punimeve në ndërtim, nga energjia elektrike humbi jetën një punëtor. Desrim Adili nga fshati Reçan, në momentin kur ka tentuar që të ngrejë gypin për derdhjen e betonit, ka prekur linjën e tensionit 20 kilovoltësh.

Në këtë incident lëndime të rënda trupore pësoi edhe kolegu i tij që ka qënë pranë tij. Dëshmitarët kanë ndërhyrë, por Adili nuk ka ka arritur të mbijetojë. Në ndihmë ka ardhur edhe mjeku i fshatit.

“Më thirrën fshatarët në gjendjen momentale e gjeta vetëm njërin ishte i lënduar nga rryma elektrike ishe i shtyrë në tokë i mbuluar me dhe sic është e paraparë edhe gjatë intervenimit nga akcidenti me rrymë. Konstatova se pacienti ishte në gjendje të mirë tensionin e kishte në rregull pulsin poashtu, edhe kishte nevojë të dërgohet në qendrën spitalore I udhëzova e gjetëm një kombi dhe si duket intervenimi ka qenë në kohë”, tregon Lulzim Ibrahimi, mjeku i fshatit.

“Ka ndejtur aty nja dhjetë minuta në tokë pastaj e hoqëm e dërguam në spital vazhduam me tjetrin dhe ky filloi më mirë të bëhet”, rëfen dëshmitari Sadri Rexhepi. Alsat-M

Publikuar: 28.03.2010 | 21:30
Lexuar: 804 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime