Të rinjtë demonstrues gjuanin me shishe dhe gurë drejt forcave policore, të cilat ishin të detyruara të përdorin dhunën ndaj turmës së mbledhur.
Pas protestës së qetë për mbrojtjen e emrit kushtetues, që u mbajt në sheshin e Shkupit me moton Maqedoni, maqedonas, maqedonase, vetëm këtë e pranojmë- " një grup protestuesish u nis drejt ambasadës greke me çrast gjatë tentimit për ta sulmuar me gurë atë u përleshën me forcat policore. Të rinjtë demonstrues gjuanin me shishe dhe gurë drejt forcave policore, të cilat ishin të detyruara të përdorin dhunën ndaj turmës së mbledhur. Fotoreporteri i gazetës së përditshme Veçer është qëlluar me gurë me çrast ka marrë lëndime, ndërsa njoftime zyrtare për persona të tjerë të plagosur nuk ka. Ky është incidenti i dytë, pas sulmit me gurë një javë më parë ndaj amabasadës greke, gjithashtu nga një grup të rinjësh. Më herët protestat në sheshin Pella kaluan qetë, ndërsa u percoll mesazhi për mosndryshimin e emrit kushtetues.
Kjo është vetëm përkrahje për emrin, emrin shekullor maqedonas. Pa politikë, vetëm me emocione, për çdo maqedonas, por edhe për çdo banor të këtij vendi, pa marrë parasysh se kush është ose nga ku e ka prejardhjen- Rroftë Maqedonia, tha organizatori i protestës, Goran Stojkov.
Jam tepër e lumtur por në të njejtën kohë edhe e pikëlluar sepse nuk erdhën ata që deshëm të jenë këtu. Unë si gjyshe dhe nënë dua ti porosis të gjithë fëmijët. Nipërit dhe djemtë tanë ta ruajnë Maqedonisë, tha një qytetare pjesëmarrëse në protestë.
Republika e Maqedonisë- po, çdo emër tjetër është tradhëti, thanjë tjetër protestues.
Si mund të ndjehem, pas gjithë kësaj e vetmja gjë mund të ndiej është e shenjtë dhe maqedonase. Emri Maqedoni është i shenjtë nuk ka NATO, si NATO, pa emrin nuk ka, u shpreh i revoltuar një tjetër qytetar.
Organizatorët e protestës, pas përvojës së hidhur nga protesta e javës së kaluar, kur një pjesë e protestuesve gjithashtu shkaktuan incidente, u distancuan nga çfarëdo incidenti pas përfundimit të protestës në sheshin Pella.