Këshillojmë që prindërit të konsultohen me mjekët e familjes për çdo problem të fëmijëve të tyre, pasi shpesh alergjitë ngatërrohen me virozat e stinës", pohojnë mjekët. Ndërkohë që problemet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, pikërisht astmat, janë më të pakta në këtë stinë
Mjekët thonë se është rritur numri i fëmijëve të prekur nga alergjitë. Ja kujdesi ndaj sëmundjes
Stina e pranverës ka sjellë edhe shtimin e numrit të pacientëve me alergji stinore. Rritja e temperaturave, polenet e luleve dhe shtimi i pluhurit në ajër, ka sjelle edhe rritjen e numrit të të prekurve nga alergjitë. Mjekët e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" shpjegojnë se pas largimit të virozave gripale, numrin më të madh të rasteve që paraqiten e zënë pacientet të cilët vuajnë nga alergjitë. "Problemet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë me evidente në këtë periudhë, të cilat shoqërohen me teshtima, rrufa si dhe bllokim të hundeve",- pohon mjekja alergologe Luljeta Kote.
Mjekët tregojnë se në ndryshim nga 15 vite më parë është rritur numri i fëmijëve të moshës 1 deri në 15 vjeç të prekur. Ndërkohë mjekët pohojnë se personat që janë alergjikë por që nuk mjekohen, shpesh kalojnë në astmë bronkiale. Mjekët tregojnë se në zonat rurale është shumë i lartë numri i personave alergjikë, që kanë kaluar në astmë bronkiale.
Këshillojmë që prindërit të konsultohen me mjekët e familjes për çdo problem të fëmijëve të tyre, pasi shpesh alergjitë ngatërrohen me virozat e stinës", pohojnë mjekët. Ndërkohë që problemet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, pikërisht astmat, janë më të pakta në këtë stinë.
Alergjia në të shumtën e rasteve, sipas mjekeve, manifestohet me teshtima te shpeshta, të herë pas hershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim të hundëve. Por shpesh herë kanë edhe kruajtje të syve dhe skuqje të tyre. Mënyra më e mirë sipas mjekëve për të parandaluar këtë lloj alergjie, është mos ekspozimi në këtë periudhe në ambiente të ndryshme, apo ndryshimi i tyre herë pas herë.