"Ndosha ekzistojnë disa ligje specifike dhe shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme të cilat Kuvendi i solli, ndërsa Gjykata kushtetuese, për fat të keq, ka hyrë në një mendim të saj, megjithatë duke i respektuar kompetencat e saj, doli edhe me vendime, jo për shfuqizimin e ligjeve të tëra, por për intervenimin në pjesë të caktuara të ligjeve", tha Veljanoski.
Nëse shihen treguesit statistikorë për disa përbërje paraprake parlamentare, në lidhje me ligjet e shfuqizuara nga ana e Gjykatës kushtetuese, do të shihet se ky numër tani nuk është aq i madh, siç ekziston mendimi në opinion se gjithçka që do të sjell Kuvendi si ligj, Gjykata Kushtetuese e nënshkruan. Këtë e deklaroi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski në intervistën për Radio Evropa e Lirë.
"Ndosha ekzistojnë disa ligje specifike dhe shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme të cilat Kuvendi i solli, ndërsa Gjykata kushtetuese, për fat të keq, ka hyrë në një mendim të saj, megjithatë duke i respektuar kompetencat e saj, doli edhe me vendime, jo për shfuqizimin e ligjeve të tëra, por për intervenimin në pjesë të caktuara të ligjeve", tha Veljanoski.
Ai i përjashtoi konstatimet e opozitës se Kuvendi e zbaton politikën qeveritare dhe se gjatë sjelljes së ligjeve nuk konsultohet me ekspertë profesionistë. "Ne po zbatojmë politikë kuvendore, e jo qeveritare. Kuvendi e ka politikën dhe strategjinë e vet dhe ne po udhëhiqemi sipas saj", theksoi Veljanoski.
Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive, siç potencoi, është trup mjaft i rëndësishëm i cili del drejtpërsëdrejti nga Kushtetuta dhe është mirë që u zhbllokua puna e tij.
"Kjo jep motiv për në të ardhmen dhe mendoj se cilado tema të jenë në rend dite, nuk duhet dhe nuk do të vijë deri tek bllokimi i punës së këtij trupi, pasi që secili anëtar në të e di se ka përgjejgësi të madhe edhe si deputet, por edhe si pjesëtar i një bashkësie të caktuar etnike, pasi që ata deputetë në Komitet janë përfaqësues të bashkësive etnike, e jo të partive politike. Mendoj se këtë e kuptuan të gjithë anëtarët e Komitetit dhe se ai më tutje do të vazhdojë të funksionojë ashtu siç është paramenduar dhe siç është esenca e këtij trupi", deklaroi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.