Zëdhënësi qeveritar Martin Martinovski sot në konferencë për shtyp kumtoi se Qeveria e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar informatën për dëmet dhe e ka obliguar Ministrinë e Financave të ndajë mjete nga rezervat e Buxhetit me vlerë 15 për qind nga vlera e dëmit të vlerësuar, respektivisht rreth tre milion denarë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për pagesë të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë e vjetshme natyrore, që i kanë përfshirë komunat Vallandovë, Pehçevë, Krushevë, Mogillë dhe Veles. Komunat në bazë të raporteve nga komisionet lokale kanë parashtruar deri te Qeveria elaborate për dëmet.
Zëdhënësi qeveritar Martin Martinovski sot në konferencë për shtyp kumtoi se Qeveria e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar informatën për dëmet dhe e ka obliguar Ministrinë e Financave të ndajë mjete nga rezervat e Buxhetit me vlerë 15 për qind nga vlera e dëmit të vlerësuar, respektivisht rreth tre milion denarë.
Ministria e Financave duhet ta shqyrtojë edhe mundësinë për sigurimin e mjeteve shtesë nga rezervat buxhetore për vitin 2010 me vlerë prej edhe 15 për qind nga vlera e dëmeve.
Mjetet do t'u transferohen komunave, ndërsa ato në afat prej 30 ditëve nga marrja e mjeteve duhet të përgatisin raporte për ndarjen e tyre deri te qytetarët e prekur dhe subjektet afariste dhe për këtë ta informojnë Qeverinë.