Gazeta thekson se borxhi i jashtëm i Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës gjithsej është 112 miliardë euro, derisa Jugosllavia para shkatërrimit ka pasur borxh 22 miliardë dollarë.
Vendet e ish-Jugosllavisë "po zhyten në baltë" dhe janë para bankrotit financiar, publikoi sot gazeta "Sllobodna Dalmacia" nga Spliti.
Gazeta thekson se borxhi i jashtëm i Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës gjithsej është 112 miliardë euro, derisa Jugosllavia para shkatërrimit ka pasur borxh 22 miliardë dollarë.
Rekorder për nga borxhi i jashtëm është Kroacia me 44 miliardë euro.
"Sllobodna Dalmacia" thekson se dallimi midis borxhit të shtetit të dikurshëm dhe trashëgimtareve të saj është se borxhi i jashtëm jugosllav në tërësi ishte shtetëror, derisa në borxhin e vendeve trashëgimtare marrin pjesë të gjithë sektorët.
Nga 44 miliardë euro të borxhit të jashtëm kroat, 5,2 miliardë apo 12 për qind janë të shtetit, derisa pothuajse gjysma e borxhit është i ndërmarrjeve, institucioneve jobankare financiare dhe të firmave, ndërsa rreth 23 për qind të borxhit e kanë bërë bankat.
Drejtori i Dretorisë për hulumtime ekonomike "Raifajzen konsallting", Zrinka Zhivkoviq-Matijeviq thekson se problemi i vendeve trashëgimtare të Jugosllavisë është se rritja bazohet në konsumin vendor, që në mungesë të prodhimtarisë personale për konkurrencë, rezulton me rritje të importit dhe deficitit të bilancit pagesor, i cili financohet me huazim të ri./mia/