E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Seriali i tipit telenovelë, i pari i këtij lloji në Kosovë do të fillojë të emetohet së shpejti në RTK, çdo të diel në ora 20:30. Në serialin që ka për bazë dashurinë e dy të rinjve që familjet e tyre janë në gjakmarrje, me rolet e tyre do të paraqiten aktorët më me zë në Kosovë si: Arben Biba, Albulena Kryeziu, Dibran Tahiri, Myrvete Kurtishi, Bislim Muçaj, Irena Cahani, Edona Reshitaj, Armend Baloku, Mevlyd Osmani
Së shpejti telenovela kosovare “Stinë dashurie”











“Stinë Dashurie”, është seriali më i ri “Cineproduction” i cili do të emetohet së shpejti në RTK. Ky serial i tipit telenovelë në sezonin e parë do të ketë 36 episode dhe do të emetohet çdo të diel në orën 20:30.

Ndërkaq, seriali për bosht ka një të ri me origjinë familjare nga Kosova i cili vjen nga Zvicra për të punuar në kuadër të EULEX-it. I gjendur përballë shumë sfidave të drejtësisë që ndodhin në shoqërinë kosovare, ai bie në dashuri me një kosovare, familja e të cilës është në gjakmarrje me familjen e tij, për të cilin ai vetë nuk ka pasur informacion.

Tregim i jashtëzakonshëm i një dashurie ideale përballë pasojave të gjakmarrjes, bëhet e ditur nga sinopsisi i këtij seriali.

Në këtë serial janë përfshirë shumë skenaristë siç janë: Ardian Haxhaj, Arian Krasniqi, Zymber Kelmendi e Albana Muja. Regjisor i këtij seriali është Gazmend Nela.

Ndërkaq me rolet e tyre do të përfshihen aktorët: Arben Biba, Albulena Kryeziu, Dibran Tahiri, Myrvete Kurtishi, Bislim Muçaj, Irena Cahani, Edona Reshitaj, Armend Baloku, Mevlyd Osmani...Producent të serialit janë Trim Musliu e Lulzim Guhelli.

Publikuar: 22.02.2014 | 12:42
Lexuar: 2455 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime