Në konferencë u sollën edhe përvojat e Sllovenisë dhe Skocisë. Sipas rezultateve të deritanishme nga testimi në 2 vitet e fundit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar Maqedonia, ka treguar rezultate mjaft të dobëta.
Vlerësimi i jashtëm në shkollat e vendit, është i domosdoshëm pasi forcon arsimimin. Të këtij mendimi ishin pjesëmarrësit e një debati për këtë cështje, të cilët folën edhje për notimin si dhe testimet në shkollat fillore dhe të mesme. Sipas tyre, testimi jashtëm do të rrisë cilësinë e sistemit edukativ në Maqedoni, duke vendosur një sistem transparent të vlerësimit të nxënësve, të cilët do të jenë më konkurrent në tregun e punës. Në konferencë u sollën edhe përvojat e Sllovenisë dhe Skocisë. Sipas rezultateve të deritanishme nga testimi në 2 vitet e fundit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar Maqedonia, ka treguar rezultate mjaft të dobëta.
Notat nga vlerësimi i jashtëm nuk do të ndikojnë në mënyrë direkte në sukses, por notat nga testimi jashtëm do të jenë një nga kriteret për regjistrim në arsimin e lartë. Vlerësimi i jashtëm nuk i dedikohet nxënësve, por ai duhet të tregojë cilësinë e notimit që bëhet nga arsimtarët, prandaj vendosëm që këto nota mos të kenë ndikim direkt në suksesin e të rinjve. Megjithatë nga ana tjetër do të ketë ndikim gjatë regjistrimit në arsimin e lartë, deklaroi Nikolla Todorov, Ministër i Arsimit.
Ideja e këtij procesi është që të mbështetet asistenca teknike që do të përdoret për të ndjekur ecurinë e Maqedonisë në procesin e vlerësimit të jashtëm. Ne, së bashku me Ministrinë e Arsimit vlerësojmë se procesi i testimit është mjaft kritik për të pasur cilësi të lartë në sistemin edukativ. Kështu nxënësit do të mund tu përgjigjen kërkesave për punë, gjithashtu për ti kënaqur arsimtarët me çfarë do të dihet që vlerësimi i tyre ka qenë korrekt, si dhe prindërit dhe vetëqeverisjet lokale, deklaroi Majkëll Fritz, Drejtor i misionit USAID. /alsat-m/