Ata i prezantuan para të pranishmëve mundësitë e aplikimit të tyre për të përfituar bursa për studime njëvjeçare, bursa për studimet master, si dhe bursa për punë hulumtuese-shkencore.
Përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, të USAID-it, si dhe profesorë amerikanë, në Amfiteatrin e USHT-së prezantuan programe të ndryshme të bursave për studime, të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Me këtë rast, në prani të një numri të konsiderueshëm të studentëve dhe pjesëtarëve të stafit akademik të USHT-së, Gazmend Iljazi, Asistent për çështje Arsimore në Ambasadën e SHBA-ve, në Shkup, Cullen Hughes, zyrtar për zhvillim ekonomike i USAID-it, si dhe profesoreshat Maria Kumar dhe Kathryn Ottaviano. Kjo e fundit është edhe ligjëruese në USHT.
Ata i prezantuan para të pranishmëve mundësitë e aplikimit të tyre për të përfituar bursa për studime njëvjeçare, bursa për studimet master, si dhe bursa për punë hulumtuese-shkencore.
Asistenti për çyshtje arsimore i Ambasadës Amerikane në Shkup, Gazmend Iljazi, me këtë rast në hollësi i prezantoi mundësitë për aplikim në programet e ndryshme të bursave, siç janë Programi Fulbright, për studentë dhe asistentë, Programi Hubert Humphrey, Programi/mundësitë (JFDP) Junior Faculty Development Program, si dhe programe të tjera të ndryshme, përmes të cilave studentët dhe profesorët e USHT-së, por edhe të universiteteve të tjera nga vendi do të mund të shkojnë për një periudhë të caktuar kohore në SHBA, prej nëntë muaj deri në tre vjet, për studime, por edhe për përsosje profesionale.
Paraprakisht, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane realizuan takim me Këshilltarin për marrëdhënie ndërkombëtare i Rektorit të USHT-së, Dr. Bashkim Zyberi.