E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Jakupi informoi se Qeveria ka filluar me procedurë për shpalljen e një pjese nga Mali Sharr si rajon të mbrojtur, por se siç tha, për këtë do të duhet më shume kohë. Ai potencoi se janë formuar dy trupa punues, në të cilat janë përfshirë institucionet shtetërore dhe lokale, ku po shqyrtohen përfitimet dhe përkufizimet nga shpallja e një rajoni për park nacional
Diskutim pėr shpalljen e Malit Sharr pėr park nacional










Ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror Nexhati Jakupi, euroambasadori Ervan Fuerre dhe ambasadorja e Zvicrës, Nikol Virsh sot morën pjesë në panel diskutimin për shpalljen e Malit Sharr për park nacional.

Ministri Jakupi informoi se Qeveria ka filluar me procedurë për shpalljen e një pjese nga Mali Sharr si rajon të mbrojtur, por se siç tha, për këtë do të duhet më shume kohë. Ai potencoi se janë formuar dy trupa punues, në të cilat janë përfshirë institucionet shtetërore dhe lokale, ku po shqyrtohen përfitimet dhe përkufizimet nga shpallja e një rajoni për park nacional.

"Obligimi ynë është të kujdesemi për mbrojtjen e ambientit të jetesës, por gjithsesi duke i marrë parasysh parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Shpallja e Malit Sharr për park nacional është sfidë për vendin, duke i marrë parasysh biodiversitetin natyror dhe ekspansionin ndërtimor", tha Jakupi.

Sipas euroambasadorit Fuerre, shpallja e Malit Sharr për park nacional do të ketë rol të rëndësishëm si për vendin, ashtu dhe për tërë rajonin.

Duke i ndarë përvojat e vendit të saj, ambasadorja Virsh tha se Maqedonia dhe Zvicra kanë shumë ngjashmëri.

"Zvicra është vend i vogël, ekonomikisht e varur nga tregtia dhe bota e jashtme. nuk kemi shumë resurse natyrore përveç natyrës, për këtë shkak Maqedonia është në pozitë shumë më të volitshme, sepse ka shumë pasuri dhe gjithçka varet si do të shfrytëzohen ato", tha Virsh.

Në panel diskutimin morën pjesë kryetarë të komunave, profesorë, përfaqësues të sektorit joqeveritar, e tjerë.

Publikuar: 30.03.2010 | 14:09
Lexuar: 379 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime