E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Deri kur Sopoti" – "Jo spastrimit etnik" – Drejtësi jo politikë" – me këto parulla në duar fëmijët kërkuan që baballarët e tyre të lihen të lirë. Familjarët vlerësojnë se të arrestuarit dhe tërë fshati janë viktimë e një procesi të montuar.
Protestė e familjarėve tė Sopotit nė Kumanovė
Fëmijë, gra, pleq dhe të rinj nga fshati Sopot i Kumanovës për një orë kanë bllokuar hyrjen e gjyqit në këtë qytet duke protestuar për arrestimin dhe akuzat ndaj familjarëve të tyre.
"Deri kur Sopoti" – "Jo spastrimit etnik" – Drejtësi jo politikë" – me këto parulla në duar fëmijët kërkuan që baballarët e tyre të lihen të lirë. Familjarët vlerësojnë se të arrestuarit dhe tërë fshati janë viktimë e një procesi të montuar.
"Ku janë ata shqiptarët në qeveri, nuk ka lëshim, le të më mbyllin edhe mua me fëmijë edhe krejt. Ne deri kur do të shuajmë, ata shuajnë se karrika është e nxehtë. S’kam më ku të shkoj, kam 5 jetimë, baballarët e tyre mbyllen në burg, janë në burg pa kurrfarë faji", deklaroi Skender Klaiqi, vëllai i të burgosurve Hasan dhe Zenel Klaiqi.
"Të pafajshëm i kanë burgosur, kanë luftuar për vatan për fëmijët e vet të kenë lirinë, pavarësinë e vet me qenë të kënaqur e jo kështu me fjet nëpër burgje, sepse fëmijët e tyre po rrinë nëpër dhoma, fëmijët e vëllait tim po kalben brenda nuk po kanë se çka të hanë dhe pinë", tha motra e një të arrestuari.
"Çka i kam në burg 2, pa faj mi kanë mbyllur vëllezërit e mi për rastin e minës, minën kush e ka bërë le ta gjejnë me i lirua, me kërkua të drejtën tonë kemi dalë, me i lirua vëllezërit tanë prej burgut mos me i mbajt mbyll aty me u kalb pa lidhje, duhet me gjetur drejtësinë", tha motra e dy vëllezërve të arrestuar.
Javën e kaluar ishte arrestuar edhe banori i pestë nga fshati Sopot Zenel Klaiqi. Për rastin e njëjtë më herët janë arrestuar edhe 4 banorë tjerë të këtij fshati. Me 14 vjet burg janë dënuar Hasan Klaiqi, Sulejman Sulejmani dhe Samet Lutfiu ndërsa Shaban Limani është dënuar me 10 vjet. Të akuzuar për të njëjtin rast janë edhe 7 banorë tjerë të këtij fshati të cilët policia është duke i kërkuar. Familjarët e të burgosurve paralajmëruan se protesta të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen. Shkelzen Aqifi

Publikuar: 19.12.2008 | 05:06
Lexuar: 1240 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ibrahim Hajdari (21/02/2010 00:28:35) Pasi qe u rrita ne ket fshat dhe i njof mir ata vendas te mi absolut te pafajshem,nuk mund ta kuptoj ligjin,nuk mundem te kuptoj se si munden ata qe kan(qe munden) diqka te thojn ne Ligjin Maqedonas te marrin frym,te jetojn ne familjet e tyre,te qeshin,te ken qaste te lumtura bile dhe te marrin rrogat etyre deri sa ne popullaten ton ushtrohen padrejtesi dhe tmerre, ne Shtetin ton te perbashket..Shtet i cili sipas Perendimit mendohet se asht shum afer Evropes.Pershendes ket Redaksion dhe gjith njerzit me trajtim te drejt njerzor.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime