E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jam i sigurt se forcat e rendit do të bëjnë gjithçka për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit e këtij sulmi
Sulmet kamikaze tronditin Moskėn


















Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur metronë e Moskës dhe kanë shkaktuar të paktën 38 viktima. Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin “Lubjanka” në afërsi të qendrës së Shërbimeve Sekrete Federale nga një grua kamikaze, ku 25 persona humbën jetën në orën 7.52.

Lënda e dytë plasëse shpërtheu në “Parkun e Kulturës” ku humbën jetën 15 persona në orën 8.38 të mëngjesit. Numri i viktimave mendohet të ketë shkuar në 40, ndërsa ai i të plagosurve llogaritet me qindra.

Një shpërthim i tretë i menduar, nuk u realizua për shkak të mosshpërthimit të rripit me lëndë eksplozive.

Ngjarjet shkaktuan një kaos të vërtetë në qytet ku një pjesë e madhe e trafikut nëntokësor u paralizua. Sipas prokurorit të Moskës, Yuri Semin, të dyja rastet e shpërthimeve janë shkaktuar nga gra kamikaze. Po ashtu, sipas deklaratave të tij, po kërkohen edhe dy gra të tjera që kishin shoqëruar kamikazet imazhet e të cilave janë kapur nga kamerat e brendshme. “

Pjesët e trupit të gjetura në vendet e atentateve na lejojnë të themi se kamikazet ishin gra”, tha një burim i policisë vendase. Sulmi i fundit terrorist në Moskë ka ndodhur më 31 gusht të vitit 2004, kur një grua kamikaze hodhi veten në erë pranë një stacioni metroje duke shkaktuar dhjetëra të vdekur. Stacioni i
Lubjankës ndodhet shumë pranë selisë së Shërbimeve të Sigurisë Federale(ish-KGB). Shpërthimi i parë është shkaktuar nga tre katër kilogramë tritol, tha prokurori, ndaj numri i viktimave është më i madh, ndërsa i dyti nga një sasi prej 500 gramësh. Për fat u arrit të shmangej një atentat i tretë, pasi lënda plasëse nuk arriti të plaste. Shpërthimet kanë qenë të koordinuara për një orar të tillë që të shkaktonin dëm maksimal. Ky orar ishte edhe piku kur metrotë ishin të mbipopulluara për shkak të numrit të njerëzve që shkonin në punë. Ngjarja e ndodhur ngriti në këmbë të gjitha strukturat shtetërore. Forcat e policisë dhe të sigurisë ruse do të vazhdojnë të luftojnë terrorizmin deri në fund, pa u lëkundur”, deklaroi Presidenti Dimitri Medvedev.

Shefi i Kremlinit urdhëroi forcimin e masave të sigurisë në të gjithë Rusinë, por ftoi Shërbimet e Sigurisë që të mos dhunojnë të drejtat e qytetarëve. Edhe Kryeministri Vladimir Putin i kthyer me urgjencë në Moskë pas një vizite në Siberi deklaroi: “Terroristët do të shkatërrohen. Jam i sigurt se forcat e rendit do të bëjnë gjithçka për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit e këtij sulmi”.

Sipas zëdhënësit të Bashkisë së Moskës ka bërë me dije se kjo e sotmja do të jetë ditë zie kombëtare. Ndërkaq, sulmet kanë ngjallur reagimin edhe të SHBA-së. Presidenti Barak Obama ka dënuar me forcë atentatet, duke i cilësuar “akte të papranueshme”.

Në vijim të deklaratës, kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit rus për këtë ngjarje: “Populli amerikan bashkohet me atë rus në dënimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të sulmeve terroriste që përçmojnë kaq hapur jetët e njerëzve. Ne të gjithë i dënojmë këto akte”.

Me mendimin e Presidentit amerikan është bashkuar edhe komuniteti europian: Izraeli, Franca, Spanja, Britania e Madhe, Kina, Vendet Baltike, Siria dhe Italia. “Mendohet se autorë të këtyre sulmeve vrastare në metronë e Moskës mund të jenë vepër e militantëve të Kaukazit Verior që përfshijnë Çeçeninë dhe Ingushetinë”, ka deklaruar kreu i shërbimeve sekrete në vend, Aleksandër Bortnikov, duke e lënë të hapur pistën si drejt ndonjë organizate çeçene ashtu edhe ndaj grupeve të tjera aktive që veprojnë në këtë rajon.

Publikuar: 30.03.2010 | 16:52
Lexuar: 204 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime