Nga VMRO-DPMNE pasdite akuzuan se Gjykata Kushtetuese i ka ndaluar të ashtuquajturat arka fiskale patriotike, për shkak të ndikimit të Branko Cërvenkovskit në këtë institucion I menjëherrëshme ka qenë reagimi nga kabineti i Presidentit Cërvekovski per deshtim.
Nga VMRO-DPMNE pasdite akuzuan se Gjykata Kushtetuese i ka ndaluar të ashtuquajturat arka fiskale patriotike, për shkak të ndikimit të Branko Cërvenkovskit në këtë institucion. Përmes Gjykatës Kushtetuese, Cërvenkovski i shemb të gjitha projektet pozitive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që janë marr nga vendet e tjera dhe bërë në konsultim me ekspertët e huaj, pohojnë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia përkujtojnë se konceptin për llogaritë e këtilla e ka pranuar Republika e Irlandës, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, Gjykata Kushtetuese e së cilës nuk e ndaloi. Nga kjo parti akuzojnë se me këtë Maqedonia është peng i Branko Cërvenkovskit dhe se veprimi i këtillë duhet të marrë fund.
I menjëherrëshme ka qenë reagimi nga kabineti i Presidentit Cërvekovski. "Në vend që Qeveria të mbante përgjegjësi për këtë masë të dështuar, partia në pushtet del me qëndrime të pabaza, se Presidenti i shtetit ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushetutese", thuhet në reagimin e Presidentit.