"Evidente është se për një numër të madh, doganimi zhvillohet me efektivitet që nënkupton se nuk ka probeme të rëndësishme. Konsideroj se masa i ka arritur efektet e dëshirueshme si në pjesën e mundësive për qytetarët që të importojnë automjete me shpenzimet më të ulëta ashtu edhe në pjesën e mundësive që kanë automjetet me targa të huaja të regjistrohen me të njëjtat", tha Stavreski
Ulja e doganave dhe akcizave për automjetet i dha efektet e dëshirueshme. Duke përfshirë edhe ditën e djeshme janë importuar mbi 3.500 automjete që është identik me numrin e automjeteve të përdorura që importohen tërë vitin, vlerësoi sot nënkryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.
"Evidente është se për një numër të madh, doganimi zhvillohet me efektivitet që nënkupton se nuk ka probeme të rëndësishme. Konsideroj se masa i ka arritur efektet e dëshirueshme si në pjesën e mundësive për qytetarët që të importojnë automjete me shpenzimet më të ulëta ashtu edhe në pjesën e mundësive që kanë automjetet me targa të huaja të regjistrohen me të njëjtat", tha Stavreski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për prezantimin e projekteve për reformat e Doganës, të përkrahura nga Bashkimi Evropian.
Ai theksoi se edhe të ardhurat në buxhet janë solide, respektivisht se të ardhurat e përgjithshme sipas të gjitha bazave janë rreth dy milionë e gjysmë euro. Megjithë kjo është më pak e rëndësishme se ajo që efekti është arritur në shkallën e lëvizjes së tregut dhe uljes së çmimeve të automjeteve të reja, shtoi Stavreski.
Në raport me riregjistrimin e automjeteve me targa të huaja, Stavreski informoi se tani për tani është i vogël numri i qytetarëve që i kanë përdorur volitshmëritë, por a pret që muajin e ardhshëm ky numër të rritet.
Lidhur me kërkesën e afaristëve që t'u jepet një periudhë gjashtëmujore, në të cilën do të mund ta vlerësojnë aftësinë punuese të punëtorit para se të paraqitet, ministri Stavreski tha se do të shqyrtohet propozimi, por se përshtypja e tij e parë është se bëhet fjalë për përafërsisht një propozim me rrezik nga aspekti i asaj që mund të ndodhë që një numër i madh punëtorësh të mos jenë të punësuar.
I pyetur se sa kushton aksioni i sotëm "Dita e drurit - mbille të ardhmen tënde" nënkryeministri theksoi se një numër i madh i aktivitetesh janë bërë mbi bazën e aktiviteteve të rregullta të ministrisë, institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike dhe se mjetet plotësese nuk do të paguen. /mia/